Author: admin

Në vazhdën e konferencave të përjavshme të paraqitjes së shqetësimeve të Degës dhe qytetarëve tanë, sot në emër të LDK-së para mediave i ka adresuar shqetësimet anëtari i Kuvendit Komunal, njëherësh anëtar i Kryesisë, Rijad Elezi. Ai tha se po e paraqet problemin e katërt të identifikuar nga 101 problemet që do të paraqiten me radhë. “Ky projekt infrastrukturor i rrugës Gjilan-Kllokot, filluar më parë, jo vetëm që nuk u përfundua tash e tri vite, por edhe puna e bërë shihet jo-cilësore, siç thotë populli “shkel e shko”. Nuk mund të flasim për punë të mira, kur pas 4…

Read More

Bekim Muji nga Gjilani fiton 250 euro në muaj duke punuar në një kompani private të sigurimeve në Prishtinë. Kjo shumë thotë se nuk i mjafton as për të mbuluar shpenzimet elementare të familjes dhe shpesh detyrohet të marrë borxhe. “Vetë i dyti jam, me bashkëshorten, por problem. Ato para nuk mjaftojnë. Marr borxh, kthej borxh, s’ke çfarë bën… Jeta është gjithqysh”, thotë ai. Shumë qytetarë të Kosovës detyrohen të mbijetojnë edhe më me pak, ndërkohë që çmimet e konsumit, si gjetiu në botë, janë rritur. Paga minimale në vend vazhdon të jetë 130 euro për punëtorët nën 35…

Read More

Kur mendoni se nuk mund t’i përballoni problemet tuaja vetëm dhe vendosni të kërkoni ndihmë, është thelbësore që të njihni të drejtat tuaja dhe të mund të shfrytëzoni sa më shumë seancat tuaja me psikologun që keni zgjedhur, pavarësisht nëse shkoni tek ai ose më shumë herë. Për këtë arsye ju ofrojmë këshillat e mëposhtme, me shpresën se do t’ju jenë të dobishme. Një “ndjenjë” e mirë rrit besimin Një nga aspektet më të rëndësishme është që të ndiheni të qetë, të keni një ndjenjë të mirë me psikologun  në mënyrë që të shfrytëzoni sa më shumë kohën dhe…

Read More

Breidablik nuk është një skuadër panjohur për Dritën e Gjilanit. Skuadra islandeze nesër (21.15) në orët e vona do të ndeshet me Dritën,  në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të kualifikueseve të Conference League në futboll. Vendasit kanë përparësinë e fushë, ndërsa Drita beson e shpreson me lojë të mirë të kthehen të pamposhtur. Skuadra islandeze është favorit sipas “Bet365”. Për fitore 1.70 e për barazim 3.70. Për triumfin e Dritës koeficienti është 4.33.

Read More

Mirishahe LIMANI HILER U rrita të shkoj në shkollë Babi dhe ti e dij që jeni gëzue Prej sot të dyve ju lutem Pash mue : Veç shqip me më folë due. E dinte msuesja ime se ku është Kosova Kur ajo t’gjithë i pyeti se n’gjuhë flisni në shpi Unë fillova të qajë e asgjë nuk fola Sa keq u ndjeva nanë, doja t’ikja nga shkolla ! Folum shqip nanë Qysh gjyshja ty t’ka folë Se t’gjitha gjuhët e tjera tha msuesja I mësojmë në shkollë. Çdo fmijë në botë duhet t’i njoh Rrënjët prej nga ka ardhë E…

Read More

Mehmedi nga pozita si drejtor sportiv i FC Shaffhausen në ligën e Zvicrës tani është emëruar edhe si drejtor i ri sportiv i Shkëndijës. Admir Mehmedi, 33-vjeçar, më herët ishte drejtor sportiv i FC Shaffhausen, në ligën e dytë të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Ai si futbollist ka një karrier të pasur sportive si lojtar, duke luajtur për klube të njohura europiane dhe kombëtaren e Zvicrës. Shkëndija përjetoi një eliminim të pakëndshëm në turin e parë kualifikues nga Liga e Konferencës. Kjo bëri që të ndizet alarmi në klubin tetovar, i cili investon mjete të konsiderueshme financiare, por rezultatet nuk…

Read More

Këshilli Evropian mori vendim që t’u liberalizojë vizat serbëve të Kosovës, të cilët mbajnë pasaporta të Serbisë, e të cilat lëshohen në kuadër të Drejtorisë Koordinuese të shtetit serb. Në lidhje me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar edhe juristi Blerim Burjani, ku thotë se ky është një gabim që bënë BE, kur trajton ndryshe serbët nga shumica tjera dhe pakicat tjera. Tutje, ai shton se edhe shqiptarët e Luginës, në Prshevë, Bujanovc dhe Medvegj, duhet të pajisen me pasaporta të Kosovës. “Ky është një gabim që bënë BE, kur trajton ndryshe serbët nga shumica tjera dhe…

Read More

Rektori i Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka mbajtur takim të rëndësishëm me përfaqësues në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), dhe Ministrinë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Kosovës. Ky takim u mbajt në kuadër të punëve zbatuese të projektit Instalimi i TIKA-Cezeri Lab në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, i pari i këtij lloji në Kosovë, i cili është me vlerë prej 80,633.00 €. Rektori Prof. Asoc. Artan Dërmaku paraprakisht ka realizuar takime të shumta dhe ka punuar intezivisht, duke përfshirë negociata dhe bashkëpunime…

Read More

Komuna e Vitisë, konkretisht drejtoria komunale e Arsimit, e përfaqësuar nga drejtoresha Arta Ajeti, ka nënshkruar sot një marrëveshje mirëkuptimi me presidentin e Federatës së Xhudos së Kosovës (FXHK), të përfaqësuar nga Linda Cena dhe atë në kuadër të programit “ Kosova, shtet i Xhudos” dhe atë në komponentën “Xhudo në shkolla”. Me këtë rast ata janë pajtuar që të bashkëpunojnë në masivizimin e sportit të xhudos në shkollat fillore të mesme të komunës së Vitisë./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim me mekanizma dhe përfaqësues të ndryshme me qëllim të realizimit sa më të mirë për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”, që zakonisht mbahet në Letnicë të Vitisë më 14 dhe 15 gusht. Në këtë takim të përbashkët kanë marrë pjesë përfaqësues të Policisë së Kosovës- Stacioni në Viti, drejtoritë komunale, kompanitë “Eco Higjiena” ,“Hidromorava”, përfaqësues të fshatrave Letnicë e Stubëll, KFOR-it, përfaqësues fetar katolik, zjarrëfikëseve, shëndetsisë e të tjerë.Në këtë takim është bërë me dije edhe plani i veprimit për mbarëvajtjen e kësaj feste, ku janë…

Read More