Emrush Shkodra
Shkuan te ura e Lumit Ibër në Mitrovicë disa punëtorë që paguhen nga taksat tona, dhe filluan procesin e matjes, me hesap duke mat qysh kush dhe ku me kërcye nga ura në ujë.
KFOR-i shkoi aty, u pozicionua më disa autoblinda dhe automjete ushtarake për të ruajtur qetësinë etnike, dhe përtej kësaj për të zbutur vrullin dhe turrin tonë patriotik shtetëror.
Sepse të tillë jemi ne, sigurisht kur dikush futet në mes për të nda ndarë, në bash atëherë bëhemi trima.
Ku erdhëm!
Për të përmbushur egon tona kinse jemi bërë dikushi, do të ballafaqohemi edhe me KFOR-in në qoftë se është nevoja edhe fizikisht, vetëm për të arritur masën e dëshiruar të votave.
Por unë besoj shumë se njësi të caktuara që do të angazhohen në mbarëvajtjen e sigurisë dhe lirisë së atdheut, do të jenë sy qel, sepse kjo LIRI që të obligojmë botën demokratike të kthehet përkrah nesh duke na ndihmuar në arritjen e LIRISË sonë, na ka kushtuar me gjak, mund, djersë dhe financa! /GJILANI INFO/