Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka realizuar një (1) bastisje në një lokacion në komunën e Gjilanit dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për sekuestrim të armëve.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera :
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe ’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”./GJILANI INFO/