Author: admin

“Në tubimin me banorët e lagjes Kodra e Dëshmorëve, ku morën pjesë kandidatët për deputetë: Liza Gashi, Shpend Nuhiu, Labinotë Demi Murtezi, Haki Huruglica, Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Nevzad Asllani, energjia ishte për fitore të madhe më 7 qershor”, thuhet në njoftiminn e Lëvizjes Vetëvendosje, Gjilan, lidhur me fushaten elektorale. Më tej në njofitm thuhet: “Mandati i ardhshëm do të jetë mandat i infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, industrisë ushtarake, bizneseve industriale dhe zejtare; mandat i shtetit për krejt. Për mirëmenaxhimin e parasë publike mjafton t’i shikojmë ndërmarrjet tona. Nga 17 ndërmarrje publike, 15 punonin me humbje kumulative prej…

Read More

Pas më shumë se katër dekadash të përkushtuara në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, profesori i Edukatës Fizike, Rabit Matoshi, është pensionuar, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm të jetës së tij profesionale në shërbim të arsimit. Me rastin e pensionimit, kolektivi i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Rexhep Elmazi” në Gjilan ka organizuar një ceremoni simbolike, ku ka shprehur mirënjohje dhe respekt për kontributin e profesorit Matoshi gjatë viteve të punës së tij. Të pranishmit vlerësuan lart angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin që ai ka dëshmuar përgjatë karrierës, duke e cilësuar si një pedagog të respektuar dhe…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka vazhduar aktivitetin elektoral me takime në Malishevë. “Lëvizjeje Malisheva krejt për shtet. Në tubimin e sontëm me banorët, mesazhi ishte i qartë: Malisheva ka vendosur për Lëvizjen Vetëvendosje”, thuhet në njofitm. “Në secilën lagje e secilin fshat, mobilizimi po rritet çdo ditë, sepse puna e mirë duhet të vazhdojë për ata që janë dhe brezat që vijnë pas nesh. Për të tashmen dhe të ardhmen. Kthim mbrapa nuk ka. Republikës i duhet progresi e qytetarëve zhvillimi. 7 qershori është data, 116 numri i fitores këtë të diel për Malishevën dhe shtetin për krejt”, thuhet…

Read More

LDK-ja  ka mbajtur në Gjilan tubimin e saj kryesor, ndërsa Lutfi Haziri, kryetar dege, njëherësh kandidat për deputet, në zgjedhjet e 7 Qershorit, duke iu  referuar të pranishmëve në këtë tubim tha se kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Sepse dashnia për qytetin tonë dhe Republikën, është më e madhe se urrejtja e rivalëve ndaj nesh. Haziri në deklaratën e tij pas tubimit tha edhe se: “Ne e duam Gjilanin e Republikën, në veçanti, në emër të sakrificës së gjeneratave të kryengritësve dhe të gjitha…

Read More

LDK-ja në Gjilan ka vazhduar aktivitetet e saja elektorale edhe me vizita bizneseve. *** Kauzën e tregut të lirë e kemi fitu. Liria, pavarësia dhe ekonomia janë baza e mirëqenies. Zhillimi, ndërkaq, i atribuohet atyre bizneseve që i kemi vizituar dhe atyre që do t’i vizitojmë gjatë ditëve në vazhdim. LDK bizneset i sheh si partnerë në zhvillim të qytetit e Kosovës, për ta ndërtuar bashkë Gjilanin e Anamoravën, me kujdesin e veçantë të shtetit. Sektori privat është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe Gjilani ka potencial të madh për të krijuar një klimë biznesi më konkurruese. Vazhdojmë t’u…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës (PDK),  në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, ka mbajtur aktivitetin qendror edhe në Gjilan ku u shpalos një pjesë e platformës të këtij subjekti politik dhe u  prezantuan kandidatët e Anamoravës në listën e PDK-së dhe u kërkua mbështetje nga qytetarët për ta si dhe për Bedri Hamzën i cili synon postin e kryeministrit të vendit. Para të pranishmëve folën, Riad Rashiti, kryetar i degës dhe Bedri Hamza, kandidati për kryeministër që kërkuan mbështetjen e qytetarët të kësaj ane për listën garuese të PDK-së. “Sonte nën duartrokitje e brohoritje Gjilani i dha…

Read More

“Lagjja e Tetë na e konfirmoi edhe njëherë, mbështetjen e palëkundur të banorëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrin Albin Kurti. Më entuziazëm për fitore u pritën zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, kryetari Alban Hyseni dhe kandidatët tanë për deputetë. Lagjja e Tetë ia qesin pikën shtetit për krejt te numri 116”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.

Read More

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan ka vazhduar aktivitetet elektorale në Livoç tç Epërm. Në njoftim thuhet: Për zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca, kryetarin Alban Hyseni dhe kandidatët për deputetë, pritje të përzemërt gjetëm në familjen Salihu, në Livoç të Epërm. Kryetari Alban Hyseni në fjalën e tij i falënderoi familjen Salihu për mikpritjen dhe mbështetjen për Lëvizjen dhe kandidatët tanë. Në takim na nderoi me praninë e tij, zëvendëskryeministri Glauk Konjufca, i cili foli për përgatitjet për një tjetër fitore të qytetarëve dhe vendit, edhe më të madhe se ajo e dhjetorit, sepse me Lëvizjen fitojnë të gjithë, fiton shteti për krejt.…

Read More

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektimin e Parkut Industrial në Gjilan, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe industrial të komunës”, thuhet në njoftimin e MINTI-t. Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, formalizuan bashkëpunimin vetëm pak javë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e Parkut Industrial në Gjilan. “Ky projekt synon krijimin e kushteve më të favorshme për investime, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese, zhvillimin e aktiviteteve ekonomike dhe hapjen…

Read More

Me përfundimin e muajit maj dhe fillimin e muajit qershor, ekipet e Departamentit të Hapësirave Publike në NPL Tregu po vazhdojnë punën e tyre të rregullt në terren, duke u kujdesur për pastërtinë dhe rregullimin e hapësirave publike në gjithë territorin e komunës. Sipas drejtuesve të ndërmarrjes, aktivitetet përfshijnë pastrimin e parqeve, shesheve, trotuareve dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbra, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet një mjedis më i pastër dhe më i rregullt. Ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, Bajram Isufi, theksoi se angazhimi i ekipeve në terren po vazhdon çdo ditë me përkushtim të plotë, duke kontribuar…

Read More