Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni
  • Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor
  • Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryetari Rahimaj prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026

adminBy adminJune 29, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Screenshot
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryetari Kadri Rahimaj ka mbajtur sot Takimin Publik me qytetarë, ku ka prezantuar punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Në këtë takim morën pjesë qytetarë, zyrtar komunal, të cilët u informuan për investimet, projektet dhe aktivitetet e realizuara në sektorë të ndryshëm.

Në fjalën e tij, Kryetari Rahimaj theksoi se gjashtëmujori i parë i vitit është karakterizuar nga investime të rëndësishme në arsim, infrastrukturë, shëndetësi, zhvillim ekonomik, mirëqenie, rend dhe rregull, si dhe në përfaqësimin e Komunës në aktivitete ndërkombëtare.

Në sektorin e arsimit u veçuan shpërblimi i 24 maturantëve më të mirë me udhëtimin Euro Trip, organizimi i ceremonisë së diplomimit për rreth 200 maturantë, pasurimi i bibliotekave shkollore me 6,750 lektyra dhe romane, inaugurimi i këndit të leximit dhe kabinetit të logopedisë në ShFMU “Sadri Misini”, organizimi për herë të parë i Kupës së Anamoravës në Matematikë, si dhe përgatitjet për zbatimin e mësimit tërëditor.

Në infrastrukturë u prezantuan investimet në rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve rajonale e lokale, përfshirë rrugën Kolloleq–Dajkoc–Muçivërc, projektin Shipashnicë–Desivojcë, rrugët kufitare, ndërtimin e rrugës qarkore në lagjen “Malësia”, asfaltimin e dhjetëra rrugëve lokale në qytet dhe fshatra, si dhe vazhdimin e punimeve në shtratin e lumit Astrit.

Në sektorin e shëndetësisë u prezantua dhurimi i një autoambulance të re për QKMF-në në Kamenicë.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, u prezantuan rezultatet e ndërmarrjes publike lokale “Dardana”, mbështetja financiare për bizneset, subvencionet për kulturë, rini dhe sport, zhvillimi i Parkut të Aventurave, masterplani për Bahçen e Kamenicës, procesi i rindërtimit të kadastrit, skema e kompostimit, ndërtimi i View Point-eve, si dhe çmimi që Komuna e Kamenicës ka fituar për digjitalizim dhe përdorimin e e-shërbimeve.

Në fushën e rendit dhe rregullit u prezantuan aksionet e realizuara në bashkëpunim me institucionet e sigurisë kundër strukturave paralele, puna e Inspektoratit Komunal dhe ndërhyrjet për lirimin e hapësirave publike në qytet.

Në sektorin e mirëqenies u prezantuan investimet në përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit për lagjen “Iliria” dhe fshatin Berivojcë, shpërndarja e 122 pakove “Baby Box” për familjet me foshnja të porsalindura, si dhe vendosja e lodrave të reja në disa parqe të komunës.

Gjatë prezantimit u theksua edhe përfaqësimi i Komunës së Kamenicës në Konferencën e Biomasës së Evropës Qendrore (CEBC 2026), ku u prezantuan përvojat dhe projektet komunale në fushën e energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fund të takimit, Kryetari Rahimaj falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe diskutimin, duke ritheksuar përkushtimin e Komunës për transparencë, bashkëpunim me qytetarët dhe vazhdimin e realizimit të projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës në Komunën e Kamenicës, ndërsa për më gjerësisht do të përgatitet raport i detajuar me pyetje dhe përgjigje./Gjilani INFO/

Screenshot

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026
Mos humbni
Kulturë

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

By adminJuly 10, 2026

Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia, po përfaqëson me dinjitet Republikën e…

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” po përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Poloni

July 10, 2026

Prokuroria e Gjilanit: Ndalohen dy persona, ngrihet një aktakuzë për lëndim të lehtë trupor

July 10, 2026

Policia e Rajonit të Gjilanit ka shqiptuari 1 mijë e 815 gjoba dhe 33 aksidente me të lënduar brenda një jave

July 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.