- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Albi Mall Superliga e Kosovës në futboll ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së 21-të, ku skuadra e Dritës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit. Pra, Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Suharekën me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Gjilan. Me këtë fitore, skuadra gjilanase është shkëputur në tabelë me 10 pikë epërsi ndaj Ballkanit, që dje barazoi në shtëpi me skuadrën e fundit në renditje, Feronikelin 74 (1:1). Golat për Dritën u shënuan nga Besnik Krasniqi në minutën e 25-të nga…
Rashiti: Buxheti do të miratohet, por në harmoni me ligjet, udhëzimet dhe rregulloret e përcaktuara
“Ikja e Alban Hysenit nga marrëveshja e takimit në mes subjekteve politike lidhur me miratimin e buxhetit komunal 2025, shpërfaq lojërat e tij politike, jo seriozitetin, papërgjegjësinë dhe idenë e tij për tu viktimizuar nga opozita, kinse po e bllokon vendimmarrjen në Kuvendin Komunal të Gjilanit”, ka thënë, Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit. Ai tha se ekzistojnë dëshmitë në administratën e Kuvendit Komunal nga takimi i mbajtur në mes subjekteve politike, që edhe Alban Hyseni është pajtuar për hapat që duhet ti bëjnë bashkarisht për miratimin e buxhetit komunal, bazuar në rekomandimet e MAPL dhe procedurat ligjore…
Jamal Arago: Do të japim gjithçka të mundshme nga vetja jonë për të vazhduar me rezultate pozitive
Në konferencën e sotme për media apo më mirë thënë në prag të sfidës kampionale ndaj Dukagjinit, takim ky që zhvillohet të dielen në Klinë, Jamal Arago, futbollist i SC Drita, mbrojtës i qendrës, ka këruar që bashkëlojtarët të luajnë me vëmendje. Sipas tij, dihet se ekipa rivale ka cilësi dhe si e tillë edhe ka marrë maksimumin e pikëve nga dy ndeshjet e para kampionale. Ai ka thënë se kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme, pasi që në fazën e parë të kampionatit nuk kemi marr asnjë pikë nga Dukagjini, duke theksuar se është një mundësi…
Nuhiu: Edhepse Dukagjini është skuader e vështirë, do të bëjmë maksimumin për të dalë mirë nga kjo ndeshje
Ardian Nuhiu ka bërë thirrje nga konferenca për shtyp drejtuar futbollistëve të tij që të kenë fokusin maksimal ndaj Dukagjinit në sfidën e fundjavës. Tekniku Nuhiu ka theksuar rëndësinë e veçantë që ka kjo përballje dhe ndaj një kundërshtari tejet të vështirë siç është ai ndaj Dukagjinit. “Jemi të vetëdishëm për rëndësinë e duelit të nesërm, pasi që përballemi me një ekip të fortë që ka një përbërje të kombinuar për shkak të disa futbollistëve që janë me eksperiencë dhe disa futbollistëve të rinj të cilët po dëshmojnë vetën në këtë kampionat. Është një kundërshtar vështirë i thyeshëm dhe…
Sipas njoftimeve nga policia, 21 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 31 me dëme materiale. Për të njejtën dite, policia ka shqiptuar 2176 gjoba trafiku. E, janë arrestuar 19 persona, 14 u dërguan në mbajtje, dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Të premtën e kësaj jave janë raportuar në polici tetë raste të dhunës në familje në tërë Kosovën dhe të gjithë të arrestuarit për rastet janë burra, ka njoftuar sot policia. Rastet janë raportuar në Gllogoc, Fushë Kosovë, Pejë, Gjakovë, Skenderaj dhe veri të Mitrovicës. Për dhunë familjare në Gllogoc janë arrestuar babe e djalë pas një kanosje nga një mosmarrëveshje mes tyre. Në Fushë Kosovë një bashkëshort që ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshorës. Në Pejë, babai që ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, në njërin nga rastet. E në Pejë kanë ndodhur edhe dy raste të…
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me acar të fortë në orët e mëngjesit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, me shpejtësi prej 8-26 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -13 deri në -7°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8°C./MK
Kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka bërë një thirrje për pozitën, opozitën dhe udhëheqjen komunale që të lënë anash kalkulimet politike dhe të miratojnë sa më parë buxhetin e komunës. Sipas tij, është thënë se qytetarët nuk duhet të jenë viktima të përplasjeve partiake, ndërsa paralajmëron se vonesat mund të dëmtojnë projektet dhe shërbimet jetike për Gjilanin. Në statusin e tij të plotë, thuhet : Thirrje për pozitën, opozitën dhe udhëheqjen komunale në Gjilan: Miratoni buxhetin tani! Koha po ecën dhe qytetarët e Gjilanit nuk mund të jenë peng i kalkulimeve politike. Ky nuk është momenti për…
Këshilli i Bashkësisë Islame dhe Sh.H. “Bereqeti” Dega në Gjilan kanë shpërndarë pako ushqimore dhe miell për familjet nevojtare
Sot në prag të muajit të shenjt të Ramazanit, janë shpërndaarë 300 pako ushqimore dhe 300 thas miell për 300 familje të komunës së Gjilanit, bëhet e ditur nga Këshilli i Bashkësisë Islame, Dega në Gjilan. “Kjo ndihmë erdhi falë bashkëpunimit të B.I.K-së dhe drejtorisë së Bereqetit në Prishtinë me shtetin e Arabis Saudite”, thuhet nga autoritetet e KBI në Gjilan. Përfitues të këtyre ndihmave kanë qenë familjet me jetim, familjet me asistencë sociale, shoqata e veteranëve, familjet e dëshmorëve dhe shoqata e të verbërve. Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan dhe SH.H BEREQETI – dega në Gjilan kanë…
Për këtë ndeshje kryetrajneri ynë, Zekirija Ramadani tha se rivali i nesërm është tejet ambicioz dhe nuk do të jetë aspak e lehtë. “”Ne hyjmë gjithmonë për objektivin tonë dhe ajo është fitorja. Nuk do të jetë aspak e lehtë, Suhareka ka ekip mjaft cilësore, do të jetë mjaft e vështirë, por jam i bindur se me një angazhim, me një diciplinë taktike tëekipit tim, me një sakrificë të jashtëzakonshme të ekipit tim siç dijnë ata ta bëjnë dhe ta vazhdojmë rrugën aty ku jemi deri në fund të kampionatit”, ka thënë trajneri Ramadani. Timonieri ynë foli edhe për garën…

