- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Policia e Rajonit të Gjilanit për një javë ka shqiptue 1 mijë e 574 gjoba dhe ka konfiskuar 20 patentë shëferësh
Gjatë periudhës kohore 14.02.2025 – 20.02.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, janë shqiptuar 1 mijë e 574 gjoba nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore. Në kuadër të këtyre planeve, janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 13 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, 11 aksidenteve me të lënduar, ndërsa janë shqiptuar 20 masa të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për po kaq ngasës. Me qëllim parandalimi të aksidenteve, Policia apelon te ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Uleni shpejtësinë Mos përdorini telefonin Vendosni rripin e sigurimit Keni kujdes…
Komuna e Kamenicës për dy ditë radhazi ka qenë nikoqire e profesionistëve studiues të fushave të ndryshme si arkeologjisë, trashëgimisë kulturore, demografisë, ekonomisë, gjuhësisë, të cilët morën pjesë në konferencën e parë shkencore kombëtare “Kamenica në Rrjedhat e Historisë”. Në këtë konferencë e cila u organizua nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin Shkencor dhe Këshillin Organizativ, këta profesionistë paraqiten punimet e tyre që kishin të bëjnë me Kamenicën dhe historinë e saj. Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit ka thënë se është nder i madh që kjo…
Kryetari Hyseni iu bënë thirrje subjekteve politike dhe ansambleistëve për të votuar buxhetin e qytetarëve të Gjilanit
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni thekson se opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë dëgjim buxhetor, si dhe nuk ka dërguar asnjë propozim të vetëm. “Më pas, ne e kemi dërguar buxhetin drejtuar Kuvendit komunal, por deri më tani, pra në javën e fundit të afatit ligjor, nuk është aprovuar buxheti i komunës”, thotë Kryetari Hyseni. E, sipas tij, tani, kur ditët janë të numëruar, është tepër vonë dhe jashtë çdo afati ligjor për dëgjime buxhetore, apo procedura tjera. “Më datën 25 shkurt, pra vetëm tri ditë para përfundimit të afatit ligjor, do të thërrasin një seancë…
Edhe një veprim nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilan për buxhetin e Komunës për vitit 2025
Përmes një njoftimi publik, bëhet e ditur se Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka ftuar Komitetin për Politikë dhe Financa “KPF” dhe këshilltarët Komunal në dëgjim publik lidhur me propozim buxhetin e komunës për vitin 2025”. Sipas tij, ky takim është ftuar për datën 25 shkurt, me fillim në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal. “Sipas rekomandimit të MAPL, ky dëgjim publik ka për qëllim gjithëpërfshirjen e përfaqësuesve të qytetarëve në procesin vendimmarrës dhe sigurimin që buxheti i komunës të reflektojë nevojat dhe prioritetet e qytetarëve tanë”, ka thënë Kadriu. Sic dihet, ditë më parë,…
Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë ngritur tri aktakuza ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale: Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Grabitja’’,…
Shkruar nga Sami ARIFI Edhe një sukses për ekonimin kosovare në mbrojtjen e temës së Doktoraturës nga Shqiprim Jashari, në fushën e „Ndikimit të Straregjive të Marketingut Digjital në Sektorin e Gastronomisë në Kosovë“. Komisioni në mbrojtjen e Doktoraturës së Shqiprim Jasharit,në përbërje: Mentor Prof. Dr. Nail Reshidi, kryetar komisioni Prof. Dr. Besim Beqaj, anëtarë Prof. Dr. Raman Ismaili dhe Prof. Dr. Saranda Kajtazi Më 20 shkurt 2025 në përbërjen e komisionit profesional: mentor i temës Prof. Dr. Nail Reshidi dhe në përbërje me kryetarin e këtij komisioni Prof. Dr. Besim Beqaj si dhe nga anëtarët e komisionit Prof…
Faton Bislimi Tani që ka përfunduar procesi zgjedhor dhe thuajse edhe ai i numërimit të votave, Kosova duhet ta kthejë vendmendjen tek interesat e veta kombëtare dhe shtetërore. Është kohë e pakohë në gjeopolitikën globale. Neve jemi faktor i vogël për të ndikuar në gjeopolitikën botërore, por jemi jashtëzakonisht të ndikueshëm. Realisht, dinamika e zhvillimeve ndërkombëtare, deshtem apo jo ne, na pëlqeu apo jo, i kushtuam vëmendje apo jo, ka ndikim madhor tek ne, respektivisht në Kosovë. Në secilën paraqitje time publike (sado të limituar) dhe në shkrimet e publikuara, ka kohë që kam potencuar, theksuar, e ritheksuar nevojën e…
Vizita e delegacionit të UKZ-së në Savonia të Finlandës një hap strategjik për bashkëpunimin akademik dhe mobilitetin studentor
Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku dhe Prorektori për Financa dhe Infrastrukturë Prof. Dr. Naim Mustafa, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Savonia në Finlandë, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Stafit, e mbajtur më 17-20 shkurt 2025. Gjatë kësaj konference prestigjioze, e cila mblodhi akademikë dhe ekspertë nga universitete evropiane, u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me sigurinë gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshmërinë e shoqërive për të ardhmen. Tema të tilla përfshinë menaxhimin e krizave, sigurinë ushqimore, shëndetin në punët bujqësore,…
Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin lidhur me zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve. Qëllimi i organizimit të debatit është rritja e ndërgjegjësimit dhe diskutimi rreth aspekteve ligjore, sociale dhe kulturore që ndërlidhen me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit Rom. Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shprehur shqetësimet, mendimet e tyre lidhur me përfshirjen e Komunitetit Rom në jetën institucionale në Komunën e Kamenicës, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime. Si rekomandime kryesore të…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti mësimdhënësit e pensionuar Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësit e pensionuar, Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira. Të pensionuari janë falënderuar dhe ndaj tyre janë shprehur mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në fushën e arsimit. Me këtë rast, kryetari Haliti iu ndau atyre nga një mirënjohje./GJILANI INFO/

