- QKMF Gjilan ka vazhduar angazhimet për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
- Kryetari Haliti ka pritur në takim studentë nga Universiteti Justus Liebig-Gissen
- Aktiviteti në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit gjatë vikendit të fundit
- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
Author: admin
Vizita e delegacionit të UKZ-së në Savonia të Finlandës një hap strategjik për bashkëpunimin akademik dhe mobilitetin studentor
Një delegacion nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, i përbërë nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dermaku dhe Prorektori për Financa dhe Infrastrukturë Prof. Dr. Naim Mustafa, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Savonia në Finlandë, në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare të Stafit, e mbajtur më 17-20 shkurt 2025. Gjatë kësaj konference prestigjioze, e cila mblodhi akademikë dhe ekspertë nga universitete evropiane, u trajtuan tema të rëndësishme që lidhen me sigurinë gjithëpërfshirëse dhe qëndrueshmërinë e shoqërive për të ardhmen. Tema të tilla përfshinë menaxhimin e krizave, sigurinë ushqimore, shëndetin në punët bujqësore,…
Organizata joqeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur debatin lidhur me zbatimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komuniteteve. Qëllimi i organizimit të debatit është rritja e ndërgjegjësimit dhe diskutimi rreth aspekteve ligjore, sociale dhe kulturore që ndërlidhen me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komunitetit Rom. Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve kanë shprehur shqetësimet, mendimet e tyre lidhur me përfshirjen e Komunitetit Rom në jetën institucionale në Komunën e Kamenicës, ku janë nxjerrë edhe disa konkluzione dhe rekomandime. Si rekomandime kryesore të…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti mësimdhënësit e pensionuar Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim mësimdhënësit e pensionuar, Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira. Të pensionuari janë falënderuar dhe ndaj tyre janë shprehur mirënjohjen për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në fushën e arsimit. Me këtë rast, kryetari Haliti iu ndau atyre nga një mirënjohje./GJILANI INFO/
Në 24 orët e fundit në Kosovë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2239 tiketa trafiku. Sipas raportit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 12 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 38 me dëme materiale. Po ashtu, janë arrestuar 12 persona, kurse 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.Ndërkaq, tre persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit Leonora Morina Bunjaku, drejtori për Arsim Shpend Nuhiu dhe zyrtari për komunitete Vehbi Ramadani, kanë pritur Shukrane Berishën dhe Lulëzim Beqirin nga organizata joqeveritare Feminae nga Prizreni. Ky bashkëbisedim u realizua në kuadër të projektit “Zbatueshmëria e gjuhëve të komuniteteve në institucionet lokale dhe qendrore të Republikës së Kosovës, mbështetur nga Zyra e Kryeministrit, Zyra e Komisionerit për Gjuhët. Në këtë takim është diskutuar edhe për plotësimin e pyetësorëve, rezultatet e të cilit pyetësor do të ndihmojnë në amendamentin e Ligjit për Gjuhët në Republikën e Kosovës. Pra, objektivi kryesor i projektit është të vlerësojnë…
Policia arreston tre të dyshuar për lëshimin e çeqeve pa mbulesë dhe keqpërdorimin e kartelave të bankës
Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore në bashkërendim me Prokurorinë e Shtetit si dhe me mbështetjen e njësive tjera relevante policore, ka zhvilluar kontrolle në 3 lokacione të ndryshme në Prishtinë të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar. Lidhur me rastin personat e dyshuar nga të cilët dy shtetas turk dhe një i Maqedonisë së Veriut dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanë keqpërdorur kartela bankare të shtetasve të huaj dhe POS terminale të bankave vendore, dhe me…
Po vazhdojnë të shtohen çerdhet e reja në Komunën e Gjilanit, zotime të cilat po realizohen, pas ndërtimit të çerdheve të reja në fshatin Zhegër dhe Dobërqan, po vazhdojnë edhe ndërtime të reja, ku po dyfishohet numri i çerdheve dhe kapacitetet e tyre, ku nga 4 po bëhen 9. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë tek vendi ku do të ndërtohet çerdhja e re. Ai tha se ky është një hap i madh për familjet dhe fëmijët e kësaj zone. I pari i Gjilanit, tregoi se në afërsi të rrugës “Hamdi Kurteshi”, ku po investohen miliona euro…
Trajnimi mbi inovacionin dhe ndërmarrësin, i mbajtur në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka përfunduar me sukses, duke sjellë ide të reja dhe qasje moderne në mësimdhënie dhe zhvillimin e biznesit. Ky aktivitet, i organizuar në kuadër të projektit GreenWB nga FH JOANNEUM në bashkëpunim me Universitetin Shën Kirili dhe Metodiu në Shkup dhe Universitetin e Wasa, mblodhi akademikë dhe studentë nga universitete të ndryshme nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë, ku u organizuan trajnime paralele për stafin dhe studentët e Universiteteve pjesëmarrëse. Pjesëmarrësit nga stafi akademik u angazhuan në një program intensiv që synonte integrimin e inovacionit dhe…
Hyseni: Transformimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” po e bën Gjilanin më modern, më të sigurt dhe më të qasshëm për të gjithë
Punimet për ndërtimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në Gjilan, po vazhdojnë. Investimet aty kapin vlerën e rreth 2.4 milionë eurove, ku rruga do të jetë me katër korsi, trotuare në të dy anët, shteg për biçikleta dhe infrastrukturë nëntokësore. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka dalë për të parë punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Hamdi Kurteshi”, duke thënë se po bëhet transformimi i rrugës “Hamdi Kurteshi”. Ai tha se në vetëm një javë po punohen plot 24 metra zgjerim rruge. Përgatitja e terrenit po vijon me intensitet, duke siguruar hapësirën për korsitë e reja. I pari…
PDK-ja ka shprehur gatishmëri për të qenë pjesë e takimit me të gjitha subjektet politike, e ftuar nga kryesuesi i Kuvendi Komunal të Gjilani, Kushtrim Kadriu për të tejkaluar situatën e miratimit të buxhetit komunal 2025”, ka thënë kryetar i PDK-së, dega në Gjilan, Riad Raahiti. Ndërkaq, ka listuar prioritetet e PDK-së lidhur me miratimin e buxhetit 2025, duke theksuar se mbeten të njëjtat: 1. Buxheti i vitit 2025 t’i shërbejë qytetarëve të Gjilanit dhe jo interesave të fushatës zgjedhore të kryetarit të komunës 2. Rritja e sigurisë së qytetarëve të Gjilanit përmes investimeve në projekte të infrastrukturës dhe me…

