Author: admin

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) dhe Shoqata “Bereqeti”, dega në Gjilan, në bashkëpunim me Organizatën Bashkëveprimi dhe Sharja Charity, shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë sociale. “Edhe sot në prag të muajit të Madhërishëm të Ramazanit i kanë shpërndarë 100 pako ushqimore për familjet në nevojë sociale të komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftim. /GJILANI INFO/

Read More

Situata e krijuar tash e shtatë muaj me mos miratimin e buxhetit për këtë vit, pritet të marr epilogun e duhur të enjten e 27 shkurtit. Kretari i Komunës s ë Gjilanit Alban Hyseni, tha se pas takimit të fundit në Komitetit për Politikë dhe Financa, i është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar. “Gjithashtu, në KPF u pajtuam që nesër, më 27.02.2025, si kryetar i komunës të thërras seancën e radhës urgjente, me fillim nga ora 10:00. Pika e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe aprovimi…

Read More

Në rrugën “Idriz Seferi” të qytetit të Gjilanit, ka ndodhur dje një aksident trafiku mes tri automjeteve, ku përvç dëmeve material, lëndime të lehta trupore kanë marrë dy persona. Të njejtit janë dërguar për të marrë trajtime mjekësore, e pastaj edhe janë liruar për në shtpitë e tyre, njoftoi sot policia./GJILANI INFO/

Read More

Zëvëndëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu kanë pritur sot në takim përfaqësues nga projekti “ Circular Urban Development Kosovo4Green” të financuar nga qeveria federale e Gjermanisë dhe implementuar nga GIZ. Me këtë rast në këtë takim nga ky projekt ishin të pranishëm Vjollca Behluli, këshilltare për menaxhimin e mbeturinave dhe Drita Binaj, udhëheqëse e komponentës për menaxhimin e mbeturinave. Gjatë këtij takim ata folën për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me këtë projekt, konkretisht të finalizimit të Planit ndërkomunal për menaxhimin e integruar të mbeturinave që pritet së shpejti…

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur takim me ekspertët ndërkombëtar për procesin e ri-akreditimit për dy programe të Fakultetit Juridik, bachelor Juridik i Përgjithshëm, LLB (240 ECTS) dhe Master  Juridiko Penale, LLM (60 ECTS). Vizita në  UKZ e zhvilluar sot, u organizua nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës dhe u mbikëqyr nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh, përfshirë Dr. Nina Rotermund, Dr. Johannes Falterbaum dhe Asnate Kazoka PhD (student doktorature). Procesi u koordinua nga përfaqësuesja e AKA-së, Ilirjane Ademaj Ahmeti. Gjatë kësaj vizite, ekspertët realizuan një sërë takimesh me menaxhmentin, stafin akademik dhe administrativ, studentët, të diplomuarit dhe…

Read More

Zyra e Tatimit në Pronë e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, njofton qytetarët rreth pagesës për tatimit në pronë. Bazuar në Ligjin për Tatimin në Pronë nr.06/L-005 neni 22 dhe 23 për pagesën e detyrimeve tatimore dhe shpërndarjen e pagesave Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit, bënë këtë njoftim të rëndësishëm. Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Gjilanit, njofton të gjithë tatimpaguesit e Komunës së Gjilanit, se faturat e tatimit në pronë për vitin 2025 janë në shpërndarje e sipër. Të gjithë tatimpaguesit njoftohen se pos pranimit përmes postës, faturat…

Read More

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2084 gjoba trafiku. Bërë e ditur, se po për të njëjten kohë janë arrestuar 19 persona dhe 18 janë dërguar në mbajtje. Sipas raportit nga policia për ditën fundit, thuhet se kanë ndodhur 37 aksidente trafiku me dëme materiale, dhe 29 me të lënduar. /GJILANI INFO/

Read More

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të tërhiqen pjesërisht, ndërsa lokalisht nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 10-26 km/h, njofton Meteo Kosova. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C.

Read More