Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu
  • Atje, o mik, është Shqipëria ime…
  • Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!
  • Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit
  • Po kthehem
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Komandanti i FSK-së po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA
  • Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UKZ dhe Programit SHER
Lajme Lokale

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet UKZ dhe Programit SHER

adminBy adminFebruary 27, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Programi “Arsimi i Lartë dhe Hulumtimi i Qëndrueshëm” (SHER) kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, duke hapur mundësi për bashkëpunim të ngushtë në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit të qëndrueshëm. Kjo marrëveshje do të kontribuoi në forcimin e kapaciteteve të të dyja institucioneve dhe do të mundësojë realizimin e projekteve të përbashkëta që promovojnë zhvillimin dhe avancimin e njohurive në këto fusha.

Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan tha se ky është një moment që thellon dhe forcon lidhjet tona në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. “Ky memorandum do të jetë një gurthemel i rëndësishëm për avancimin e arsimit dhe shkencës në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të institucionit tonë dhe stafit akademik. Besojmë se ky bashkëpunim do të krijojë mundësi të reja për studentët, kërkuesit shkencorë dhe profesorët, duke i mundësuar atyre akses në projekte kërkimore dhe mundësi shkëmbimi me institucione ndërkombëtare”, ka thanë në fjalën e tij Rektori Dërmaku.

Ai ka shtuar se me nënshkrimin e Memorandum Mirëkuptimit ndërmjet UKZ dhe Programit SHER , angazhohemi që të forcojmë kapacitetet tona dhe të promovojmë një mjedis më të mirë për zhvillimin e hulumtimeve dhe arritjeve akademike.

Aqim Emurli, Udhëheqës i Programit SHER, tha se ky memorandum është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe avancimit të iniciativave të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimeve. “Nëpërmjet këtij partneriteti, synojmë të krijojmë mundësi të reja për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të mbështetur një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës: arsimin dhe kërkimin shkencor. Ky bashkëpunim do të kontribuoni në rritjen e aftësive të stafit akademik dhe studentëve, duke i hapur mundësi për të qenë pjesë e projekteve të avancuara dhe për të shkëmbyer njohuri me institucione akademike ndërkombëtare” ka thanë z. Emurli.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar UKZ do të përfitojë mbështetje në procesin e rishikimit të statutit, harmonizim të rregulloreve ekzistuese me statutin e ri nëse është e nevojshme, mbështetjen e zhvillimit të rregulloreve të reja, lehtësim në përgatitjen dhe zbatimin e   financimit të bazuar në performancë ndërmjet universitetit dhe MASHTI-t, realizim të ngjarjeve, seminareve dhe aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve në lidhje me ndërkombëtarizimin, sigurimin e cilësisë, barazinë dhe përfshirjen gjinore, mësimdhënien, kërkimin dhe misionin e tretë.

Përmes këtij memorandum, të dyja palët synojnë të forcojnë kapacitetet e studentëve dhe stafit akademik, duke krijuar mundësi të reja për trajnime, burime kërkimore dhe shkëmbim të njohurive në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Programi SHER financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) me fonde të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC), dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës (MASHTI). SHER implementohet nga një konzorcium austriak me përvojë, përfaqësuar nga Shërbimi Botëror i Universitetit të Austrisë (WUS Austria) si udhëheqës i konzorciumit, duke përfshirë Qendrën për Inovacionin Social (ZSI) si dhe Agjencinë Austriake për Arsim dhe Ndërkombëtarizim (OeAD). /GJILANI INFO/ 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

By adminOctober 23, 2026

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga alternimi i periudhave me diell dhe…

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026

Atje, o mik, është Shqipëria ime…

October 23, 2026

Kur pushteti harron qytetarët, zjarri bëhet pasqyrë e krizës morale të tij!

October 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.