Author: admin

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria…

Read More

Skuadra e Dritës ka bërë një hap gjigant drejtë titullit të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e mposhti sot Ballkanin me rezultat 2-0. Kjo dneshje i ka takuar javës së 24-të në elitën e futbollit kosovar. Pjesa e parë ishte e qetë për nga rastet e krijuara për gol dhe në këtë mënyrë skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0. Në minutën e 64-të, Ballkani mbeti pa një lojtar ku Gentrit Halilit u ndëshkua me karton të kuq dhe këtë epërsi numerike e shfrytëzoi për mrekulli skuadra gjilanase. Në minutën e 77-të, Veton Tusha shënoi për…

Read More

Një person është sjellë në emergjencë pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 05:10, në Gjilan. Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore. “Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellë në emergjencë pa shenja jete vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendin  e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raport.

Read More

Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministren Arbërie Nagavci, kanë vënë gurthemelin e çerdhes në Roganë. Kryetari Rahimaj ka thënë se kjo çerdhe do të ketë 6 klasa që do të kenë kapacitet deri në 120 fëmijë dhe është investim mbi 600 mije euro. “Fjalë të mbajtura, vizion i përmbushur –Rogana ka çerdhen e saj! Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti e Ministren Arbërie Nagavci, kemi vënë sot gurëthemelin e çerdhes në Roganë. 6 klasa, deri në 120 fëmijë kapacitet, mbi 600,000 euro investim, për 12 muaj punime, kjo çerdhe do ti shërbejë secilit fëmijë e prind…

Read More

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, në seancën e jashtëzakonshme të udhëhequr nga Kushtrim Kadriu, kryesues, ka miratuar dhënien në shfrytëzim të pronës komunale në afat prej 30 vitesh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Kadri Zeka”. Duke qenë se nuk pati dakordancë mes pozitës dhe opozitës për dy lokacionet e propozuara, me 26 vota për është votuar për parcelën prej 8327 m2 (P-70403013-05450-30), që është pranë Universitetit “Kadri Zeka”, por jo edhe për hapësirën punuese dhe mësimore në objektin e shkollës së mesme të Bujqësisë, në lagjen “Zabeli i Sahit Agës”, nën arsyetimin se në këtë shkollë janë paraparë…

Read More

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 20 deri në 54 km/h, njofton Meteo Kosova. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C.

Read More

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2 mijë e 106 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 27 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 42 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe, policia njofton se janë arrestuar 16 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i panjohur me veturë me targa të huaja pasi ka kryer kontrollin te pala serbe, ka vazhduar në drejtim të Kosovës në pikën kufitare në Muçibabë duke mos u ndalur për kontroll. “Raportohet se një i dyshuar i panjohur me veture me targa të huaja pasi ka kryer kontrollin te pala serbe, ka vazhduar në drejtim të Kosovës duke mos u ndalur për kontroll. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim të policisë.

Read More

Në Kamenicë është gjetur pa shenja jete një femër shtetase e Kosovës., rast ky që është raportuar në polici. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet përkatëse, kurse ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Policia njofton se ky rast  është duke u hetuar. /GJILANI INFO/

Read More

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas e cila është një ditë që kujton luftën e grave për barazi dhe respekt në shoqëri, si kryetar i komunës së Vitisë dua të shpreh urimet dhe mirënjohjen time për të gjitha gratë dhe nënat. 8 marsi është një mundësi e mirë për të vlerësuar punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të grave në çdo fushë të jetës. Në këtë ditë ne shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për nënat, motrat dhe gratë që janë gjithmonë pranë nesh si një shtyllë e fuqishme e shoqërisë sonë. Gjithashtu sot kujtojmë sakrificat që ato bëjnë…

Read More