Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka organizuar tribunë fetare me studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka“ dhe nxënësit e shkollave të mesme në medresen paralelja në Gjilan, me dy ligjërues: Dr.Kushtrim Qerimin dhe .Dr.Fidan ef Xhelilin
Në hapje të tribunes, mirëseardhje për ata që ishin të pranishëm uroj kryetari i KBI të Gjilanit, Naim ef. Aliu, e pastaj ka folur për rëndësinë e muajit të Ramazanit dhe vlerën e këtij muaji që dallon nga muajit e tjerë, sepse në këtë muaj ka zbritur Kurani Famëlartë.
Ligjërata e Dr. Kushtrim Qerimi ishte e fokusuar në aspektin shëndetësor, kurse ligjerata e Dr.Fidan ef Xhelilit në aspektin fetarë, të cilat janë përcollur edhe me Kuran .
Ndërkaq, për të gjithë studentët dhe nënësit numri i të cilëve ishte mbi 200, Këshilli I Bashkësisi Islame në Gjilan, në bashkëpunim me fondacionin Barakah Charity, shtruan iftarë në restorant “Elton”./GJILANI INFO/














