Author: admin

Skuadra e Malishevës ka shënue fitore në ndeshjen e sotme  me Gjilanin, me rezultat 4-1. Vendasit golin e parë e shënuan në fund të pjesës së parë të cilin e ka realizuar Arbër Prekazit. Malisheva sërish ka shënuar gol në minutën e 56-të, që e realizoi Altin Aliu, kurse nëntë minuta me vonë, Oltion Bilalli zbuti rezultatin 2-1. Në vazhdim të ndeshjes, Aliu realizoi edhe dy gola të tjerë. Pas kësaj fitore, Malisheva barazohet me Ballkanin me nga 40 pikë, kurse Gjilani vazhdon të jetë në pozitën e katërt më 34 pikë.

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në zyrën Regjionale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan, me Steve Dodds, Sekretarin e Dytë të Delegacionit të OSBE-së në Vjenë, dhe Melanie J.H. Scarlet, Shefen e Njësitit për Politika të Jashtme, Pajtim dhe Integrim në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i kësaj zyre, z. Iglil Totozani. Në këtë takim, kryetari Haliti, ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e OSBE-së për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë. Ai theksoi se angazhimi…

Read More

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Gjilanit, ka arritur memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Handikos të Kosovës, për realizimin e projektit “Pilotimi i shërbimeve të ndërhyrjes së hershme me qasje në qendër të familjes në pesë Komuna”. Shpend Nuhiu, drejtor për Arsim, tha se ky projekt ka për qëllim krijimin e një këndi lojërash gjithëpërfshirës në mjediset e jashtme të institucionit parashkollor “Dardania”, që do të shërbejë për të gjithë fëmijët. “Ky kënd lojërash është një hap i rëndësishëm për integrimin dhe mbështetjen e fëmijëve në vitet e hershme. Komuna e Gjilanit, është e para në realizimin e këtij projekti të…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport Kushtrim Zeqirin, kanë priti në takim ambasadoren jo rezidente të Kanadasë për Kosovë, e cila është ambasadore rezidente në Kroaci, Jessica Blitt me bashkëpunëtorë. I pari i Gjilanit e falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për vendin tonë. Derisa e njoftoi edhe për zhvillimet, projektet dhe sfidat nëpër të cilat po kalon Komuna e Gjilanit. “Shpresojmë që ky bashkëpunim i mirë dhe mbështetja të vazhdoj të thellohet edhe më tej”, tha kryetari Hyseni. Nga ana tjetër ambasadorja Jessica…

Read More

Investime nga Komuna e Gjilanit, janë duke u realizuar edhe në fshatin Livoç. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka inspektuar punimet të cilat po kryhen në infrastrukturën rrugore të këtij fshati. Pos rregullimit të rrugëve, po bëhet edhe lidhja në kanalizim. Kryetari tregoi se ndërkohë, në Livoç të Epërm, puna është duke vazhduar me intensitet. Ky është një fshat ku po bëhen investime të rëndësishme, duke përfshirë asfaltimin e rrugëve dhe lidhjen në kanalizim, një problem i madh i banorëve të këtij fshati. I pari i Gjilanit, theksoi se derisa, po vazhdon puna për asfaltim të rrugës edhe…

Read More

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re, te kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan. Kjo rrugë do të jetë 194 metra e gjatë me gjerësi 5 metra dhe me trotuar për këmbësorët. Kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve t’iu lehtësohet lëvizja e vajtje-ardhjes nga qendra e qytetit te Kodra e Dëshmorëve dhe rruga qarkore. Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen atje. Ai tha se vizitën e filluan te Kodra e Dëshmorëve, ku po ndërtohet rruga që do ta lidhë këtë zonë me rrugën qarkore, në…

Read More

Policia në Gjilan ka arrestuar  një person në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur djalin e tij. Në polici është raportuar se kësaj kanosje i ka paraprirë një mosmarrëveshje mes prindit dhe djalit të tij, rast ky që është cilësuar si dhunë në familje. Ndërkaq, bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 53 copë fishekë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti shkon në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me kushte për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 °C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 14°C deri në 17°C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Read More

Sadbere Gagica Spahija Mes ëndrrave të mia Të jetë lis me rrënjë Të mos e tund Asnjë pranverë Është rrap shekulli Me shumë degëzime Vjen qetë natën vonë S’e shoh e ndjej afër I ngjan vetes E hap portën me çelës shpirti Ka sy atdheu…diell dashurie Nuk trembet Bën gjumë në qerpiket e mi Flas Me zërin e tij Betejave ecim bashkë E di Në ecje kam lënë Gjurmë lotësh Një copë buzëqeshje Ma mori një stinë Po vjen pranvera Jam ulur në kopshtin e luleve Ëngjejt ma sollën qiellin Të bredh Me penë në dorë Nëpër buzët e shkronjave…

Read More