- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Statistikat tregojnë rënie të konsiderueshme të kriminalitetit, njofton Policia Rajonale e Gjilanit
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin menaxherial ka mbajtur një takim pune me Komandantët e Stacioneve Policore dhe Shefat e Njësive Rajonale për të analizuar raportin vjetor të punës për vitin 2024. Kolonel Rukiqi theksoi se statistikat e raportit të vitit 2024 në krahasim me vitin 2023 tregojnë një rënie të konsiderueshme të kriminalitetit, duke përfshirë veprat penale dhe incidenteve të ndryshme për -1.1 %, uljen e rasteve të vrasjeve për -50 %, lëndime të rënda trupore për -37.5 %, vjedhjet për -12.3 %, vjedhje të rënda për 11.6 %,…
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive, OJQ, dhe të tjerë. Në rend ditë për miratim ishin këto pika: 1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e II-të e Kuvendit Komunal për vitin 2025. 2. Pyetje legjislativit drejtuar ekzekutivit. 3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për rajonin e Gjilanit dhe Ferizajit. 4. Shqyrtimi dhe aprovimi i VSM e Planeve Ndërkomunale për menaxhimin e Integruar të Mbeturinave për Komunat e Gjilanit, Kamenicës,…
Sot në Viti, u mbajt mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë, me që rast kryesuesi Bekim Azizi fillimisht njoftoi të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, akte që kanë kaluar përmes KPF-së për shqyrtim. Asamblistët e Kuvendit, paraprakisht kanë parashtruar pyetje për ekzekutivin dhe udhëheqjen komunale, ku morën përgjigje nga zv. kryetari Hasan Aliu dhe drejtoritë përkatëse. Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, këshilltarët ngritën çështje të ndryshme, ku u shqyrtuan dhe u miratuan me shumicë votash pikat e mëposhtme: Propozimi për dhënien në shfrytëzim të…
Shtyhet për seancën e radhës raporti i punës së kryetarit dhe raporti financiar për vitin 2024
Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e të enjtes, me kërkesën e kryetarit Alban Hyseni, ka shtyrë për seancën e radhës raportin e punës së kryetarit për vitin 2024 dhe raportin financiar për vitin fiskal 2024. Ndërkaq, Kuvendi ka miratuar plotësim-ndryshimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve e raportin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, ku në këtë të fundit pati mospajtime të thella pozitë-opozitë. Kryesuesi i këtij Komisioni, Besnik Shala (VV), ka refuzuar që të raportojë pasi ka kërkuar që të formohet një Komision për shqyrtimin e ankesave, duke qenë…
Është arrestuar një person i dyshuar për detyrim në Gjilan, pasi që i njëjti duke e kanosur e kishte detyruar një femër shtetas e Kosovës ti jap shumë të ndryshme parash., bëri me dije sot Policia. Njoftohet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të pandehurin D.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Detyrimi’’, nga neni 328 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se i njëjti që nga data 29 maj 2024, deri në momentin e arrestimit të tij, përmes kanosjes serioze, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror ka detyruar të dëmtuarin F.S., që ti jepte shuma të ndryshme të parave, ku bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit dyshohet se ka përfituar rreth…
Kryetari Hyseni: Projekt 2.7 milionësh i renovimit të Palestrës së Sporteve, sjellë një standard të ri për sportin dhe rekreacionin
Po vijojnë punimet për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan, investim prej 2.7 milionë eurove. Për të parë ecurinë e punimeve ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe këshilltarët komunalë, Arbër Musliun e Besnik Shalën. “Edhe sot në terren për të parë nga afër punimet e projektit madhor të renovimit të Palestrës së Sporteve në Gjilan, një investim prej 2.7 milionë euro”, tha Hyseni. I pari i Gjilanit shtoi se përveç modernizimit të hapësirave të brendshme, do të rinovohet edhe pjesa e jashtme, duke krijuar një mjedis…
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Plauhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, me ç’rast reshjet do të përzihen me baltë, raporton Meteo Kosova. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 17 deri në 52 km/h. Ndërkaq, temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.
Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përmes Fakultetit të Edukimit, u organizua promovimi i monografisë “Flakadani i Lirisë”, një vepër e autorit Bedri Tahiri, kushtuar figurës së Mustafë Shytit – mësues, poet dhe dëshmor i kombit. Në këtë promovim morën pjesë dhe kontribuuan me fjalime profesorë, studiues, miq dhe bashkëveprimtar të Mustafë Shytit. Në fjalën e tij Prof. Dr. Bajram Kosumi, bashkëveprimtar i heroit Mustafë Shyti, e vendosi këtë promovim në një kontekst historik, ku theksoi përkushtimin dhe sakrificat e atdhetarit për idealet e lirisë dhe drejtësisë. “Data 26 mars lidhet me demonstratat e vitit 1981, të cilat…
Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës”, ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit . Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit. Si rekomandime kryesore të dala nga tryeza, punëtoria, debate dhe trajnimeve janë : Të drejtat në shkollim, rritja e punësimit të komunitetit Rom në institucionet komunale, Organizimi i kurseve për aftësime profesionale, Zgjidhja e problemeve…

