Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Shtyhet për seancën e radhës raporti i punës së kryetarit dhe raporti financiar për vitin 2024
Lajme Lokale

Shtyhet për seancën e radhës raporti i punës së kryetarit dhe raporti financiar për vitin 2024

adminBy adminMarch 27, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e Kushtrim Kadriut, kryesues, në seancën e të enjtes, me kërkesën e kryetarit Alban Hyseni, ka shtyrë për seancën e radhës raportin e punës së kryetarit për vitin 2024 dhe raportin financiar për vitin fiskal 2024.

Ndërkaq, Kuvendi ka miratuar plotësim-ndryshimin e Komisionit për emërtimin e rrugëve e raportin e Komisionit për zgjedhjen e këshillave lokalë, ku në këtë të fundit pati mospajtime të thella pozitë-opozitë.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Besnik Shala (VV), ka refuzuar që të raportojë pasi ka kërkuar që të formohet një Komision për shqyrtimin e ankesave, duke qenë se janë dy ankesa që kërkojnë shqyrtim, të cilin e kanë kundërshtuar shefat e grupeve të LDK-së dhe PDK-së, duke thënë se nuk ka më arsye për shtyrje të kësaj pike. Në këtë rast, para asambleistëve ka raportuar në emër të Komisionit Avdyl Aliu, shef i grupit të LDK-së.

Kuvendarët e Gjilanit kanë miratuar, po ashtu, edhe kërkesën për lirimin nga pagesa të shërbimeve të institucioneve të shëndetësisë primare për pjesëtarët e FSK-së, të cilën e ka arsyetuar Gentrit Murseli, ndërkaq kanë shtyrë ka shtyrë për një seancë tjetër informatën për manifestimin tradicional “Flaka e Janarit 2025”, pasi drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, është arsyetuar se nuk janë alokuar të gjitha mjetet dhe nuk kanë arritur që ta realizojnë raportin financiar.

Po ashtu, Kuvendi ka shtyrë për një seancë tjetër diskutimin rreth kontratave mbi vepër, derisa i ka rekomanduar ekzekutivit që ta bëjë plotësim-ndryshimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, për balancimin e pagave në shërbimin civil.

Në këtë seancë, kuvendarët e Gjilanit kanë shfuqizuar disa vendime, të cilat nga MAPL janë cilësuar si të kundërligjshme, atë për shujtat për shërbyesit civilë, vendimi për ndarjen e shumës për Shoqatën e të Verbërve, shoqatën Handikos, Down Sindrom e Pema, sikurse edhe  vendimin për ndihmë financiare për Ismete Baftiun e Besim Jasharin.

Në këtë rast, Kuvendi i Komunës së Gjilanit i ka rekomanduar drejtorive komunale që të marrin veprime të shpejta për shpalljen e thirrjeve publike sipas udhëzimit administrativ, ku mjetet që janë ndarë për këto kategori, të barten te kategoria e subvencioneve, dhe në këtë mënyrë t’u ndihmohet këtyre kategorive si nevojë e domosdoshme.

Paraprakisht, në këtë senacë kanë adresuar pyetje e vërejtje për ekzekutivitin edhe  Bujar Nevzati, Avdyl Aliu, Nazim Gagica, Gentrit Murseli, Afërdita Balaj, Rijad Elezi, Muhadin Haziri, Ardhmërie Musliu, Sami Ahmeti, Imran Haziri, Gresa Avdiu, Arbër Musliu, Ismajl Kurteshi, Shpresa Kurteshi –Emini e Ardita Ukshini, të cilëve u është përgjigjur kryetari Alban Hyseni dhe drejtorët komunalë, Ali Arifi, Shpend Nuhiu, Bejtulla Osmani, Kushtrim Ibrahimi e Hekuran Rapuca./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.