- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Haziri: Zhegra, Lladova, Llashtica, Pogragja e Llovca, shënojnë përkujtimin si gjithë Karadaku që resistoi e u kryengrit në ditët e errta për këto ditë të bardha
“Jemi në ditët, javët e muajt e përkujtimeve të mëdha si kjo në Zhegër e Grykë të Karadakut. Këtu rezistenca politike u pagua me gjak të baballarëve, djemve e vajzave, e deri te foshnja, të cilët u martirizuan për Liri e Pavarësi të Kosovës”, ka thënë, kryetai i LDK-së, dega në Gjilan, Lutfi Haziri Sipas tij, Zhegra, Lladova, Llashtica, Pogragja e Llovca, këto ditë shënojnë përkujtimin si gjithë Karadaku që resistoi e u kryengrit në ditët e errta për këto ditë të bardha. “Sot i përkujtojmë Ahmetali Ajeti (i zhdukur ende), Beqir Mahmuti, Zijadin Mahmuti, Hevzi Ajeti, Daut Mahmuti,…
Duket se ritmet e emigracionit janë përshpejtuar ndjeshëm vitet e fundit, duke tejkaluar dhe nivelin e vitit 2015, kur u konstatua një ikje masive, përcjell albinfo.ch. Teksa në 2015-n e dhëna u reflektua direkt në kërkesat për azil në Bashkimin Europian, treguesi real tashmë jepet nga e dhëna tjetër për emigrantët që kanë hyrë në vendet e BE-së, e publikuar nga Eurostat. Instituti Europian i Statistikave referoi në publikimin e fundit për emigracionin në BE, se në vitin 2023 janë regjistruar rreth 49 mijë emigrantë të hyrë nga Shqipëria. Edhe në 2022-n emigrimi nga vendi ynë kishte qenë në…
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që moti sot të jetë kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të zbresin nga 3°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 8°C deri në 11°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit, ka shpall thirrje publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2025.” Enver Shabani, drejtor për Zhvillim Ekonomik, tha se për herën e tretë kjo qeverisje po mbështet bizneset me 150 mijë euro, ku dhe është hapur thirrja. Ai tregoi se për herë të parë Komuna e Gjilanit në vitin 2023 me buxhet vetanak komunal pati lansuar thirrjen publike “Fondin për Subvencionimin e Bizneseve Start-up dhe Bizneset e grave”. “Mbështetja ka vazhduar edhe në vitin 2024 dhe do të vazhdojë edhe sivjet për bizneset e reja dhe gratë ndërmarrëse”, tha…
Policia e trafikut në Kosovë, ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë. Sipas sajë, janë shqiptuar 1 mije e 954 gjoba, vetëm gjatë ditës së hënë. Policia ka raportuar se kanë ndodhur 43 aksidente trafiku, 17 me të lënduar, ndërsa 26 vetëm me dëme materiale. Po ashtu policia ka arrestuar 18 persona, 12 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/
Rasti është raportuar në polici ku edhe është thënë se person/a të panjohur e kanë vjedhur veturën me targa vendore, pronë kjo e një femre. Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar dhe pas procedurave policore vetura i ëshë kthyer pronares. Personi i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Po punohet me ritëm të shpejtë në Bujtinën për Studentë, Kuzhinën Humanitare dhe Qendrën Ditore për të Moshuar
Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Pleqëve, Kuzhinës Popullore dhe Bujtinës për Student në Gjilan. Ky projekt po realizohet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po punohet me ritëm të shpejtë në Bujtinën për Studentë, Kuzhinën Humanitare dhe Qendrën Ditore për të Moshuar. Ky projekt do të ofrojë shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty./GJILANI INFO/
Vetëaksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohet shoferi i veturës, po trajtohet në emergjencë
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:45 në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, ku vetura ka përfunduar e rrokullisur. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, shoferi i veturës ka mbetur i lënduar, dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. “Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetë aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrokullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Personi…
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Kohë pas kohe pritet të ketë reshje shiu, sidomos gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh në zona të caktuara. Nuk përjashtohet mundësia për breshër. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 40 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 16°C.
Drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, ka prit në një takim informues fermerët të cilët merren me kultivimin e perimeve dhe mes kompanisë Agrocelina. “Qëllimi i këtij takimi është mbështetja e fermerëve që merren me kultivimin e perimeve gjegjësisht vendosja e kontaktit mes tyre dhe Kompanisë, e cila merret me grumbullimin dhe tregtimin e perimeve si trangujt, specat etj”, tha Isufi. Sipas tij, kjo kompani lidhë kontratë me fermerët e interesuar dhe garanton tregun dhe çmim të volitshëm për të gjithë prodhimin e mundshëm. Ai shtoi se kjo kompani u ofron fermerëve të kontraktuar fidanët, farën dhe preparatet për mbrojtjen…

