- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Në 36 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Agim Rushiti, janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan dhe te vendi i rënies në oborrin e Spitalit të Qytetit. Në homazhe ishin kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjkun, drejtorë e zyrtarë komunalë, familjarë të dëshmorit, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, invalidë e veteranë të UÇK-së, përfaqësues politikë dhe qytetarë. Për jetën dhe veprën e tij folën kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ish-anëtari i Komitetit Drejtues të Lëvizjes Popullore,…
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe të tjerë kanë pritur sot në takim drejtorin e deritanishëm të Sh.F.M. U ” Nijazi Rexhepi” – Sllatinë të Epërme, Asllan Fana. Me këtë rast ata i kanë uruar atij pensionimin si dhe kanë falënderuar për kontributin e tij shumëvjeçar të dhënë në fushën e arsimit. Kryetari Haliti i ndau atij edhe një mirënjohje. Ndërkaq falënderues për komunën dhe kryetarin Haliti ishte edhe vete drejtori në fjalë./GJILANI INFO/
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe janë ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan. Sipas sajë thuhet me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Detyrimi”. Ndërkaq, aktakuzat e ngritura për të njëjtën periudhë kohore janë: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat…
Sipërmarrësit e rinj dhe gratë e Komunës së Gjilanit edhe sivjet pritet të kenë mbështetje nga niveli lokal përmes fondit për ndërmarrësit e rinj. Për herë të parë Komuna e Gjilanit, përkatësisht nga qeverisja e Alban Hysenit janë ndarë grante për biznese në vitin 2023, për të vazhduar më pas edhe në vitin 2024 dhe e cila mbështetje do të vazhdoi edhe sivjet. Nga viti 2022 deri në vitin 2024 janë dhënë 248 mijë euro për bizneset e reja. Kjo nismë po bëhet me qëllim të zhvillimit të ekonomik. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se bizneset e…
Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu kohë pas kohe, ndërsa në disa zona reshjet mund të jenë në formë rrebeshesh, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima. Ndërkohë, pluhuri saharian që ka mbuluar rajonin ditët e fundit do të fillojë të tërhiqet gradualisht. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që varion nga 16 deri në 39 km/h. Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku ato minimale do të jenë nga 7 deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13°C.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan shtroi iftar për jetimët e Gjilanit Në këto ditë të fundit të Ramazanit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim ef. Aliu, ka shtruar iftar për jetimët e Gjilanit. Edhe pse numri i jetimëve të regjistruar është më i madh, në këtë iftar morën pjesë 93 jetimë me kujdestarët e tyre. Kryetari i KBI në Gjilan mbajti një fjalë rasti, ku mes të tjerash theksoi: “Jemi shumë krenarë dhe të lumtur që edhe në këtë Ramazan realizuam iftarin me ju. Ju jeni mysafirët më të veçantë të KBI-së në këtë Ramazan!”…
Grupi i grave në Komunën e Kamenicës ka mbajtur takim për të diskutuar për ndikimin e aktiviteteve të realizuara nga ky grup. Në këtë takim Kryesuesja Leka ka prezantuar aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2024 dhe 2025. Ajo ka thënë se të gjitha këto aktivitete janë cilësuar si aktivitetet më të mirat që janë realizuar ndonjëherë në Komunën e Kamenicës. “Iu falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur si grup për realizimin e këtyre aktiviteteve. Pra Kamenica është komuna e vetme në Kosovë që ka marrëveshje me aktivitete të cilat ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve e veçanërisht të grave,…
Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore, përmes zbatimit të masave të fshehta ka ndaluar të dyshuarin M.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mundësimi apo detyrimi në prostitucion’’, nga neni 234 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ekziston dyshimi se i dyshuari M.M., me qëllim të përfitimit material, duke ushtruar profesionin e taksistit, iu ka mundësuar vajzave të moshave të ndryshme që të merren me prostitucion, duke iu aranzhuar takime me persona të ndryshëm për shërbime seksuale, në këmbim të të hollave,…
Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në bashkëpunim me Këshillin e xhematit të fshatit Cërrnicë organizoi një aksion humanitar të një lloji ndryshe nga iftaret e zakonshme. Në qendër të qytetit te Gjilanit u organizua përgatitja e ushqimit për kalimtarët e rastit dhe për të gjithë të interesuarit që të marrin ushqimin dhe të bëjnë iftar në familjet e tyre. Kryetari i KBI Naim ef Aliu në një deklarim te tij u shpreh se” po bëjmë përpjekje që në ditët e mbetura të Ramazanit në pamundësi që të bëjmë iftar me të gjithë gjilanasit, atyre tu përgatitim iftarin e…
Skuadra e Dritës ka bërë një hap të madh në rrugën drejt titullit të kampiones në Superligën e Kosovës në futboll, pasi e ka mposhtur në derbi Gjilanin me rezultat 4-0. Gjilani është mbajtur mirë vetëm në 14-t minutat e parë, kur Almir Ajzeraj e zhbllokoi ndeshjen duke shënuar për 1-0. Tre minuta më vonë Rron Broja realizoi për 2-0. Në minutën e 23-të Arb Manaj realizoi golin e tretë për Gjilanin, derisa në këtë pjesë të ndeshjes realizoi edhe Denys Kostyshyn për rezultatin 4-0. Pjesa e dytë ishte më e qetë, derisa “intelektualët” shënuan edhe një gol, i…

