Author: admin

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ( DZHE ) në Gjilan njofton për mbajtjen e sesionit informues për grantet, që pritet të mbahet nesër (të martën) më 08.04.2025, me fillim në ora 11:00. “Sesioni informues për grantet Ishte planifikuar të mbahej në lokacionin e ri, Sallën e Kuvendit Komunal-Gjilan, por ua bëjmë me dije se do të mbahet në lokacionin e ri: Sallën e Biblotekës së Qytetit në Gjilan”, thuhet në njoftimin e kësaj Drejtorie./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtorët Afrim Dervishi, Uran Berisha e Zotrim Kastrati kanë marrë pjesë në vizitën katër ditore në Kroaci. Qëllimi i vizitës studimore ishte që të eksplorohen praktikat më të mira në mobilitetin urban të qëndrueshëm, si dhe të analizohen nismat për zhvillim ekonomik lokal, programet e arsimit dhe trajnimit profesional (VET), projektet për efiçiencën e energjisë dhe zgjedhjet inovative. Objektivi është të mësohet nga përvoja e Koprivnicës në zbatimin e politikave të transportit të qëndrueshëm, integrimin e infrastrukturës miqësore për këmbësorë dhe çiklistë, promovimin e partneriteteve publiko-private (PPP) për zhvillimin…

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 28.03.2025 – 03.04.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e dyzet e një (1641) gjoba. Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në: Hetim i nëntëmbëdhjetë (19)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale, Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar. Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e katër (24) ngasës. Në përputhje me ligjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të…

Read More

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu herë pas here, të cilat në disa momente pritet të jenë në formë rrebeshi. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 10 deri në 33 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C.

Read More

Me aktivitete të shumta ka përfunduar kampanja dy javëshe “Më prano. Më mbështet. Më përfshi!”, e cila ka filluar nga 21 marsi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down dhe Ditës Botërore të Autizmit me 2 prill. Në aktivitete ishin fëmijët dhe të rinjtë me Sindromën Down dhe Autizëm, prindërit dhe kujdestarët, psikologët dhe profesionistët që po kontribuojnë dhe të gjithë ata që jenë pjesë e një komuniteti më të dashur dhe gjithëpërfshirës. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se para dy javësh nisën një cikël aktivitetesh të vazhdueshme për të shënuar Ditën e Sindromës Down dhe…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim me drejtorët komunal dhe përfaqësues të ECO Higjenës në Viti, për të diskutuar përgatitjet për shënimin e ditëve të ambientit gjatë muajit prill të këtij viti. Në këtë takim, ai theksoi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe njoftoi për një vendim të ri të marrë nga ai. I pari i Vitisë bëri me dije se përmes një vendimi ka shpallur vitin 2025 si vit i mbrojtjes së mjedisit dhe pyjeve në territorin e komunën e Vitisë. Qëllim i këtij vendimi është të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin e…

Read More

Është përmbyllur projekti “Zbatueshmëria e Gjuhëve të Komuniteteve në Institucionet Lokale dhe Qendrore”, nga Asociacioni i Gruas Feminae në mbështetje nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës – Zyra e Komisionerit për Gjuhët. Komuna e Gjilanit, është përgëzuar nga të pranishmit me raste konkrete të mira sa i përket bashkëpunimit dhe avancimit të zbatimit të gjuhëve të komuniteteve dhe për interpretin për gjuhën e shenjave. Në takimin e mbajtur në Prizren ishte edhe nënkryetarja e Komunës s ë Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, përfaqësues të institucioneve komunale, drejtorëve, zyrtarët e Zyrës së Komisionerit për Gjuhët dhe ekipi monitorues. Ajo tha se zbatimi…

Read More

Në kuadër të projekteve të shumta që po realizohen në territorin komunës së Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që po bëhen në dy objekte publike në qytetin e Vitisë dhe atë në objektit të banimit social dhe të objektit tjetër që gjendet afër shkollës fillore “Bafti Haxhiu” në Viti. Bëhet me dije se këto punime janë në kuadër të projektit nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët që jetojnë në këto objekte, duke rritur efikasitetin energjetik të tyre. Kryetari Haliti, gjatë vizitës,…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin, për realizimin e projekteve infrastrukturore në vlerë prej 3 milionë eurove. “Nënshkruam marrëveshje me MMPHI-në për projekte infrastrukturore në qytetin tonë në vlerë prej rreth 3 milionë euro”, tha Alban Hyseni. I pari i komunës, tregoi se marrëveshja përfshin ndërtimin e rrugëve kryesore në Gjilan: rreth rrotullimi në udhëkryqin e qarkores dhe rrugës së Prishtinës, në lagjen Arbëria, në lagjen e Zabelit të Sahit Agës, rruga “Haki Myderizi” (ish posta e vogël deri në dalje të rrugës qarkore), rruga “Avdullah Presheva” (nga…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale: Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’. /GJILANI…

Read More