Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » FES (Friedrich Ebert Stiftung) dhe Komuna e Kamenicës realizojnë vizitë studimore në Kroaci
Lajme Lokale

FES (Friedrich Ebert Stiftung) dhe Komuna e Kamenicës realizojnë vizitë studimore në Kroaci

adminBy adminApril 4, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me drejtorët Afrim Dervishi, Uran Berisha e Zotrim Kastrati kanë marrë pjesë në vizitën katër ditore në Kroaci.

Qëllimi i vizitës studimore ishte që të eksplorohen praktikat më të mira në mobilitetin urban të qëndrueshëm, si dhe të analizohen nismat për zhvillim ekonomik lokal, programet e arsimit dhe trajnimit profesional (VET), projektet për efiçiencën e energjisë dhe zgjedhjet inovative.

Objektivi është të mësohet nga përvoja e Koprivnicës në zbatimin e politikave të transportit të qëndrueshëm, integrimin e infrastrukturës miqësore për këmbësorë dhe çiklistë, promovimin e partneriteteve publiko-private (PPP) për zhvillimin urban, avancimin e mundësive ekonomike përmes zhvillimit të aftësive dhe ndërmarrësisë.

Ata gjithashtu përgjatë kësaj vizite kanë takuar edhe Kryetarin e Bashkisë së Koprivnicës, z. Mišel Jakšić apo Zëvendëskryetaren Ksenija Ostriž.

Në të njejtën ditë kanë vizituar edhe EnterKoprivnica që është inkubator inovativ që mbështet sipërmarrësit dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes teknologjisë dhe ndërmarrësisë. Kryetari Rahimaj me stafin e tij kanë vizituar edhe Kompostana Koprivnica që është shembull i mirë i menaxhimit të mbetjeve organike për shfrytëzim në bujqësi dhe praktikave të reciklimit të mbeturinave. Gjithashtu nuk ka munguar as vizita tek Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë.

Në ditën e tretë, ata kanë vizituar shkolla të shumta në Koprivnicë si dhe PREKOM-Prelog e cila është ndërmarrje komunale që menaxhon mbetjet dhe promovon ekonomi qarkore, me teknologji të fundit në Kroaci.

Dita e fundit e vizitës ka përfshirë vizitën në institucione me rëndësi politike në Kroaci, duke mësuar më shumë rreth zhvillimit atje si dhe mbarëvajtjes institucionale.

Synimi i kësaj vizite ishte që stafi komunal të pajisen me njohuri dhe mjete për të implementuar Planin e Mobilitetit të Qëndrueshëm Urban (SUMP), duke siguruar zgjidhje transporti gjithëpërfshirëse, miqësore ndaj mjedisit dhe efikase, ndërsa forcojnë qëndrueshmërinë ekonomike dhe inovacionin.

Falenderojmë organizatën FES si dhe znj.Rudina Nallbani për bashkëpunimin si dhe organizimin e kësaj vizite./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.