Author: admin

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë. 2 mijë e 506 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë ditës së enjte. Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, 2 me fatalitet, 19 me të lënduar, ndërsa 34 vetëm me dëme materiale. Po ashtu policia ka arrestuar 29 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit.

Read More

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, për të parandaluar aksidentet në trafik, ka apeluar tek të gjithë ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, kujdesin ndaj këmbësorëve, këmbësorëve që të përdorin vijat e bardha për kalimin e rrugës, dhe për mos e neglizhuar sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore të kësaj Drejtorie, gjatë periudhës kohore 07.03.2025 – 13.03.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë (1935) gjoba. Gjatë…

Read More

Policia në Gjilan është duke e hetuar një rast të cilin e ka cilësuar si vjedhje e rëndë, rast ky që ka ndodhur në mbrëmjen e ditës së djeshme. Sipas asaj që është raportuar në Polici se persona të dyshuar, e të panjohur kanë dëpërtuar m[e forcë në një shtëpi, me ç’rast kanë vjedhur një armë zjarri të cilën pronari i kësaj shtëpie e kishte me leje./GJILANI INFO/

Read More

Në Viti janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar tri armë të gjata, 110 fishekë dhe një karikator i zbrazët, bëri me dije sot Policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Një rast për falsifikim parash në Gjilan, me vendim të prokurorit ka shkuar në procedure të rregullt, njoftuan sot autoritetet zyrtare policore. Sipas këtij burimi thuhet se në polici është raportuar se nga një person janë deponuar para të falsifikuara. “Paratë janë sekuestruar, ndërsa pas intervistimit të personit shtetas i Kosovës, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, konfirmohet nga Policia./GJILANI INFO/

Read More

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Aktakuzat e ngritura për për këto vepra penale janë: Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja“, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja“ dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprat penale “Ndërtimi pa leje“ dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave“./GJILANI INFO/

Read More

Punimet për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Gjilan, po vazhdojnë. E për të parë ecurinë e tyre për vizitë ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Ai tha se në Stacionin e Autobusëve panë nga afër punimet intensive që po bëhen për realizimin e projektit që pritet të përfundojë brenda disa muajsh.   I pari i Gjilanit tregoi se është realizuar betonimi i pllakës dhe menjëherë pas kësaj do të vazhdohet me punime të tjera, duke e çuar përpara procesin e ndërtimit. “Ky është një projekt me vlerë të madhe për qytetin, pasi do të sjellë ndryshime të…

Read More

Sarë Gjergji Sa herë malli më merr trupit i nxjerr një brinjë e sërish të ribëj: madhështore si qiejt. Skundillin tënd të prek, ti në bregore buzësh më mbëlton, unë kah zemra jote lëshoj rrënjë, në pyllin tënd zjarr. Atëherë, ujërat shpërthejnë në tokën e shpirtit tonë e gjithçka digjet rreth e përqark, Evë.

Read More

Nga: Ilir Cenollari 1. Poezia është një nga mjeshtëritë më të vjetra që ka krijuar njeriu dhe njerëzimi. Ajo ka lindur si dehje mistike, si frymë hyjnore, si muzikë e shpirtit dhe fjalës së lëmuar. Profetët e orakujve të lashtë kanë qenë dhe poetët e parë; nëpërmjet fatthënave profetike u farkëtua dhe vargu poetik, rima dhe muzikaliteti artistik. Profetët qenë mjeshtër të poezisë, oratorisë, vargut metrik, rimës dhe rrjedhshmërisë. Tradita e poezisë buron nga shenjtorja me famë botërore e Dodonës; profetët e orakujve dhe tempujve të shenjtë shquheshin në artin e poezisë dhe gojëtarisë. Njihen përkufizime të shumta për…

Read More

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, janë miratuar dy vendime të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Gjilanit. I pari është vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme ish-shoqërore, për nevoja të realizimit të projektit “Çerdhe e fëmijëve, hapësirë gjelbëruese dhe Infrastrukturë rrugore” në Gjilan. Po ashtu është miratuar edhe vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme që menaxhohet dhe administrohet nga AKP-ja, për nevoja të realizimit të projekteve “Varrezat e Fshatit” dhe “Fusha Sportive në Dobërçan”. Me miratimin e këtij vendimi konfirmohet ligjshmëria e procesit të shpronësimit për realizimin e…

Read More