- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Anita Hoxha Ç’dreq poete paskam qenë, s’e kisha ditur Në këto vite shkruajta vargje pa pushim, Netëve nostalgjia me troket ashtu pa pritur Më sjellë për dore në ate të bukurën fëmijerinë..!. Çudi, lotët faqeve më rrodhen pikë- pikë, Tek shihja tymin në oxhakun përballë, Sot, o gjyshe në shpirt trokite, s’pata frikë, Dhe flisje me mua, të ndjeja si të gjallë Të prekja duart e brishta, si të një fëmije, Me duart që ndizje zjarrin atje tej në oborr, Si nuk u lodhe kurrë dhe vetëm buza gaz rrije, Dhe kur vitet flokët ,ti zbardhen si borë ! Ç’dreq…
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora është burimi kryesor i investimeve të huaja, me mbi 647 milionë euro të investuara vetëm në sektorin e patundshmërisë gjatë vitit të kaluar. Këto investime janë nxitur nga një tendencë në rritje e qytetarëve nga diaspora për të blerë shtëpi dhe banesa në Kosovë, me synimin për të siguruar një pasuri të qëndrueshme për veten dhe familjet e tyre. Megjithatë, një pjesë e madhe e këtyre pronave të blera nga diaspora mbeten të pabanuara, duke krijuar një…
Lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri realizoi një gol në fitoren 2-0 të Baselit ndaj Luganos në kampionatin zviceran. “Janë ndeshje që kundër top-ekipeve duhet t’i fitosh. Kjo xhiro shkoi mirë për ne. Sigurisht që ne duhej të fitonim dhe e bëmë këtë. Është një fundjavë shumë e bukur. Ne donim t’ia impononim lojën tonë Luganos. E bëmë këtë në pjesën e dytë dhe merituam fitoren. E dinim që Lugano do të jepte gjithçka sot. Por në fund ishim ekip më i mirë”, ka thënë kapiteni i Baselit.
Ky roman të mashtron, pasi tabloja e tij është shumë më e madhe sesa satira e lehtë shoqërore që mund të merrni me mend në fillim. Kang ngre çështje më të rëndësishme. Çështja e autonomisë femërore është urgjente dhe e trishtueshme (The Boston Globe) Nga: Feride Papleka (analizë e romanit të nobelistes Han Kang, Vegjetariania, Onufri, 2019) Çfarë romani i çuditshëm ! Vegjetariania është një tekst magjepsës, i paharrueshëm, njëkohësisht i ankthshëm, çlirues dhe edukues. Ai shkon përtej çdo morali, sepse trajton revoltën ndaj vrasjes së heshtur e të trashëguar të lirisë vetjake të gruas në një shoqëri që nuk është…
Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Shëndetit me disa aktivitete. Fillimisht Afërdita Ramaj, infermiere dhe nutricioniste ka mbajtur një ligjëratë rreth të ushqyerit të shëndetshëm, duke dhënë këshilla për stilin e shëndetshëm të jetës. Ekipet e infermiereve në shërbime të ndryshme kanë mbajtur aktivitete me qytetarët e rastit, ku fokusin kryesor e kanë pasur shëndetin e nënës dhe fëmijës. Përpos diskutimit për shëndetin, kanë folur edhe për sfidat në sigurimin e shërbimeve shëndetësore. Dr.Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, u shpreh se me aktivitete të tilla po…
Mbahet punëtori në Kamenicë për Draft-Rregulloren Komunale dhe Planin e Veprimit për Transparencë
Grupi punues për hartimin e Draft-Rregullores Komunale dhe Planit të Veprimit për Transparencë në bashkëpunim me OSBE ka mbajtur punëtori për të prezantuar këto dy dokumente. Të pranishëm në këtë punëtori ishin grupi punues, përfaqësues të OSBE-së, Shefi i kabinetit të kryetarit, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, drejtorë të drejtorive komunale, Drejtori i Njësisë së Auditimit, Shefi i Prokurimit, Shefi i Njësisë së Integrimeve Europiane, zyrtarë të Zyrës Ligjore, zyrtarë të tjerë komunal. Punëtorinë e hapi Kryesuesja e Grupit Punues, Valdete Berisha, ku paraqiti rëndësinë e këtyre dy dokumenteve. Ajo theksoi se me anë të kësaj Draft-Rregulloreje përcaktohen rregullat që sigurojnë…
Nisë zbatimi i vijueshmërisë së zyrtarëve publik në punë përmes sistemit elektronik në Komunën e Vitisë
Sot në Viti, ka filluar procesi i regjistrimit elektronik të vijueshmërisë në punë për të gjithë zyrtarët publik, në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar një nga pikat të regjistrimit elektronik dhe mirëpriti vendosjen e këtij sistemi. Me këtë rast ai aty u njoftua nga Arian Alidema, zyrtar nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Viti, rreth këtij procesi. Sipas z. Alidema në Viti, janë 142 zyrtarë publik dhe se aparatet për regjistrimin të hyrjeve dhe daljeve janë vendosur aktualisht në tri objekte komunal dhe sipas tij…
Prokuroria e Gjilanit parashtroi dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave. Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimin kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’./GJILANI INFO/
78 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga këto 78 aksidente, 29 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 49 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 539 gjoba trafiku. Policia ka njoftuar gjithashtu se në 24 orët e fundit janë arrestuar 18 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.
Edhe sivjet Komuna e Gjilanit, do të mbështes sipërmarrësit e rinj dhe gratë me 150 mijë euro përmes fondit për ndërmarrësit. Idetë e të rinjve dhe grave në biznes, janë financuar për herë të parë nga kjo qeverisjeje nga viti 2023, pastaj edhe më 2024 dhe tash. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se vazhdojnë me mbështetje për të rinjtë dhe gratë në biznes. “Me një fond prej 500,000 eurove për një mandat, tashmë kemi ndihmuar 73 ndërmarrës të rinj dhe po vëmë në dispozicion 150,000 euro shtesë për vitin 2025”, tha kryetari Alban Hyseni. Ai inkurajoi të…

