Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Përmbyllet kampanja dyjavore “Më prano. Më mbështet. Më përfshi”
Lajme Lokale

Përmbyllet kampanja dyjavore “Më prano. Më mbështet. Më përfshi”

adminBy adminApril 3, 2025Updated:April 3, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Me aktivitete të shumta ka përfunduar kampanja dy javëshe “Më prano. Më mbështet. Më përfshi!”, e cila ka filluar nga 21 marsi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down dhe Ditës Botërore të Autizmit me 2 prill.
Në aktivitete ishin fëmijët dhe të rinjtë me Sindromën Down dhe Autizëm, prindërit dhe kujdestarët, psikologët dhe profesionistët që po kontribuojnë dhe të gjithë ata që jenë pjesë e një komuniteti më të dashur dhe gjithëpërfshirës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se para dy javësh nisën një cikël aktivitetesh të vazhdueshme për të shënuar Ditën e Sindromës Down dhe sot, po në të njëjtin vend përmbyllëm këtë periudhë me një aktivitet të veçantë për Ditën Botërore të Autizmit.
Sipas tij këto aktivitete dyjavore ishin një mundësi për të bashkuar komunitetin, shkollat, familjet dhe institucionet, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes për fëmijët me nevoja të veçanta.
I pari i Gjilanit, thekson se e dinë që për të krijuar një shoqëri të barabartë, duhen investime dhe angazhim i vazhdueshëm.
“Angazhimi ynë nuk ndalet këtu. Do të vazhdojmë të krijojmë kushte më të mira dhe mundësi për çdo fëmijë që ka nevojë për mbështetje, duke e siguruar që të gjithë ata të kenë mundësi për të realizuar potencialin e tyre në një shoqëri që i pranon dhe i respekton. T’i pranojmë, t’i përkrahim, t’i përfshijmë”, tha kryetari Alban Hyseni.
Drejtori për Arsim në Komunën e Gjilanit, Shpend Nuhiu, tha se kjo kampanjë dyjavore, është një dëshmi e angazhimit tonë shoqëror dhe institucional për të krijuar një mjedis më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Ai thekson se të gjithë bashkë, me përkushtim dhe dashuri, mund të ndërtojnë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë për çdo fëmijë.
“Të jetë kjo një kujtesë që pranimi, mbështetja dhe përfshirja nuk janë vetëm fjalë, por vlera që duhet t’i zbatojmë çdo ditë”, tha drejtori i Arsimit Shpend Nuhiu.
Kjo kampanjë është organizuar nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit në Kampusin Shkollave të Mesme në Gjilan, duke zhvilluar aktivitete sportive, rekreative dhe edukative.
Këto aktivitete nuk do të ishin të mundura pa bashkëpunimin e shkëlqyer dhe koordinimin e aktiviteteve nga psikologet e shkollave të mesme, të cilat kontribuan me përkushtim./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.