Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale

July 3, 2026

E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

July 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Me shkruaj një leter…
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale
  • E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike
  • Vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Kabash të Vitisë
  • Prokuroria e Gjilanit ngre pesë aktakuza ndaj gjashtë personave për vepra të ndryshme penale
  • Kryetari Rahimaj prezantoi punën e gjashtëmujorit të parë të vitit 2026
  • Policia: 2 viktima në aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit
  • Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Dhe shtrenjëtohet rryma
Opinione

Dhe shtrenjëtohet rryma

adminBy adminApril 14, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Arsim Kastrati

Një ndër dëmet më të mëdha që i janë bërë Kosovës pas lufte është dështimi i shfrytëzimit të thëngjillit, me të cilin nëntoka e saj është shumë e pasur.

Ky dëm u bë në rend të parë nga politikanët e saj shkurtpamës dhe egoist, nga ndërkombëtarë të cilëve s’mund t’ua zëmë për të madhe pse s’u kujdesën për mirëqenien e vendit tonë por, edhe nga një dorë e papjekur e shoqërisë civile, e etur për protagonizëm dhe shërbëtore e politikës dhe tregtarëve matrapaz.

Episodi më i pafat i këtyre zhvillimeve të pafavorshme për zhvillimin dhe fuqizimin energjetik të Republikës së Kosovës, ishte refuzimi i marrëveshjes me firmën amerikane Contour Global për ndërtimin e një termocentrali modern të prodhimit të rrymës nga thëngjilli, i cili do ta forconte tej mase fuqinë dhe pavarësinë energjetike të Republikës sonë.

Sot Kosova nuk do të blente por do të eksportonte rrymë elektrike, sot qytetarët saj nuk do të ankoheshin (me të drejtë) për shtrenjtimin e rrymës.

As Europa vet nuk arriti ti mbyllë termocentralet me lëndë fosile, disa vende i kanë hapur përsëri pasi që i patën mbyllur për një kohë, për të prodhuar rrymë elektrike me metoda më ekologjike.

Ndërsa Franca prodhon rrymë në centrale bërthamore neve nuk na ra ndërmend se nuk mundemi shpejt e shpejt ti zhvillojmë alternativat ekologjike, se flemë mbi thëngjill dhe se opsioni më i mirë është zëvendësimi i impiantit të vjetruar me një termocentral modern, i cili do të ndot’te më pak ambientin dhe do të na mbushte me energji.

Pa energji nuk ka zhvillim, pa energji nuk ka as pavarësi.

Por, menduan mbase politikanët tanë se më mirë ishte ti mbushnin xhepat e tyre me para, edhe nëse një akt i tillë do të thoshte ta lësh Kosovën të blejë rrymë prej shteteve tjera dhe Serbisë e me gjasë, më së shumti prej saj?!

Ta lejosh Kosovën të varur energjetikisht dhe të varfër ekonomikisht, kur ke përgjegjësi politike dhe obligim shoqëror e gjenetik të veprosh ndryshe, është tradhti! /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

July 2, 2026

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026
Mos humbni
Kulturë

Me shkruaj një leter…

By adminJuly 3, 2026

Anita Hoxha Më shkruaj një letër dashurie, E dua të thjeshtë vetëm për mua… Mos…

Prokuroria Themelore në Gjilan: 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale

July 3, 2026

E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

July 2, 2026

Vazhdojnë punimet për përmirësimin e infrastrukturës në Kabash të Vitisë

June 29, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: 12 aktakuza ndaj 12 personave për vepra të ndryshme penale

July 3, 2026

E ardhmja e Kosovës nuk mund të ndërtohet mbi përçarjet politike

July 2, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.