- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Rahimaj e Rexhepaj janë takuar me drejtorët komunal dhe menaxheret e kontratave aktive për prezantimin e progresit
Rahimaj dhe Rexhepaj janë takuar me drejtorët komunal dhe menaxheret e kontratave aktive për prezantimin e progresit Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me shefin e kabinetit Vaxhid Rexhepaj kanë mbajtur një takim të përbashkët me drejtorët komunal të të gjithë sektorëve si dhe me të gjithë menaxherët e kontratave aktive. Ky takim ka pasur për qëllim prezantimin e progresit të secilës kontratë si dhe atë se si do të vazhdohet puna në secilën prej tyre në terren. Këto janë takime të rregullta të cilat sigurojnë mbarëvajtje të punimeve në terren si dhe përmbushje të kërkesave…
Në këtë shkollë, pos rivitalizimit është duke u ndërtuar edhe palestra sportive. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatin Sllatinë të Epërme, ku po zhvillohen punimet në rivitalizimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nijazi Rexhepi”. Pra, në kuadër të projektit të Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE) dhe përfshin ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën e shkollës. Në këtë shkollë po ndërtohet edhe palestra sportive shkollore. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, po punon në krijimin e kushteve më të mira për mësim për nxënësit dhe mësimdhënësit, jo vetëm…
Shfaqet komedia “Provinca” me regji nga Ard Islami, Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena” në Kamenicë
“Provinca” me regji nga Ard Islami, Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena”. “Provinca” nuk është thjesht një komedi – është një pasqyrë e guximshme e jetës politike dhe sociale, e mbushur me personazhe e situata që, megjithëse shpesh absurde, janë të njohura për secilin prej nesh. Në këtë shfaqje, do të qeshim me realitetin, me hipokrizinë dhe paradokset e pushtetit, me premtimet boshe dhe me lojërat e politikës që i njohim aq. Kjo komedi shkon përtej të qeshurës – është një ftesë për reflektim dhe diskutim mbi gjendjen e shoqërisë sonë. Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje artistike që…
Kryetari Haliti priti përfaqësuesit e “Swisscontact” – prezantohet projekti për zhvillimin e turizmit në Viti
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim koordinues përfaqësuesit e Organizatës “Swisscontact”, në kuadër të projektit FEGO, me qëllim të diskutimit dhe prezantimit të projektit të turizmit që synon të promovojë resurset turistike të kësaj komune. Gjatë këtij takimi u prezantua vazhdimi i marrëveshjes së mëhershme të bashkëpunimit mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës “Swisscontact”, me fokus të veçantë në dizajnimin dhe zhvillimin e brendit turistik të Komunës së Vitisë. Një nga komponentët kryesorë të këtij projekti është edhe ndërtimi dhe promovimi i shtegut turistik që lidh famullinë e Stubllës me atë të…
Kryetari Hyseni: Stacioni i Autobusëve në Gjilan, po merr formë më shpejt se që ishte paraparë
Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në ndërtimin e objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan. Tashmë kati përdhes është drejtë përfundimit dhe pritet të vazhdoj ndërtimi i katit të parë. Për të parë ecurinë e punimeve, ishte edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Shërbime Publike Kushtrim Ibrahimin. “Stacioni i Autobusëve në Gjilan, po merr formë, më shpejt se që ishte paraparë”, tha Alban Hyseni. I pari i Gjilanit, theksoi se njërin ndër projektet më të mëdha që po punojnë është edhe Stacioni i Autobusëve, ku është duke u përgatit pllaka e dytë…
Në kuadër të përkushtimit për avancimin e fushave të Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim dhe kërkim shkencor, është mbajtur takimi Kick-off i projektit të ri ndërkombëtar CoVE STEM Europe. Ky projekt synon ndërtimin e një rrjeti të qëndrueshëm evropian të qendrave të kompetencës në STEM dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, arsimit profesional dhe industrisë në vende të ndryshme evropiane. Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, si partner i këtij projekti të rëndësishëm, ishte i përfaqësuar në këtë takim nga Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Rektor i…
Në tërë territorin e Kosoves janë shqiptuar 2 mijë e 129 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur ligjin. Në raportin e fundit te policise prej 24 oresh bëhët e ditur se kan[ ndodhur 74 aksidente trafiku, 24 me lëndime dhe 50 me dëme materiale. Nderkaq, brenda kësaj kohe janë arrestuar 16 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /GJILANI INFO/
Me rastin e ditës Ditës Ndërkombëtare e Tokës sot në Viti, nga institucionet komunale të udhëhequra nga kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të institucioneve arsimore, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena”, Njësisë së zjarrfikësve dhe të tjerë janë mbjellur lule dhe drunjë dekorativ në parkun e qytetit dhe në disa pjesë tjera të qytetit në Viti. Aktivitetet kanë filluar nga parku i qytetit, ndërsa kryetari Haliti u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtjen e ambientit. Ai…
Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 -12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gardë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve të organizatave jo qeveritare nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: https://gjilan.rks-gov.net/…/Thirrje-publike-per… Vendimi për shpalljen e thirrjes publike nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: https://gjilan.rks-gov.net/…/Vendim-per-shpalljen-e…

