Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

May 16, 2026

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin
  • Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës
  • Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Policia: 23 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Aktivitete javore në trafikun rrugor – mbi 1 mijë e 500 gjoba në rajonin e Gjilanit
  • Kryetari Hyseni, mirëpret miratimin e vendimit për shpronësimin e pronave të qarkores së vjetër të Gjilanit
  • Bilanci 24-orësh i Policisë: Një viktimë në trafik dhe 2444 gjoba të shqiptuara
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Komuna e Vitisë nënshkruan aneks-marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Kosova-Luksemburg për mbështetjen e komuniteteve dhe projekteve të gjelbra në Viti
Lajme Lokale

Komuna e Vitisë nënshkruan aneks-marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Kosova-Luksemburg për mbështetjen e komuniteteve dhe projekteve të gjelbra në Viti

adminBy adminApril 15, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e organizatës Kosova-Luksemburg, me ç’rast është nënshkruar një aneks-marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Vitisë dhe kësaj organizate.

Marrëveshja u firmos nga zv.kryetari Hasan Aliu dhe drejtori i organizatës Kosova-Luksemburg, Fisnik Beqiri, dhe ka për synim të mbështesë komunitetet që jetojnë në territorin e komunës së Vitisë, duke promovuar përfshirjen e tyre në projekte të rëndësishme zhvillimore dhe mjedisore.

Ky projekt përfshin një gamë aktivitetesh që lidhen me energjinë e ri përtëritshme dhe atë efikase, si dhe me përmirësimin e ndriçimit publik, duke kontribuar kështu në një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm për qytetarët.

Sipas marrëveshjes, thirrja për aplikim do të hapet gjatë këtij muaji, ku të gjitha fshatrat e komunës do të kenë të drejtë të aplikojnë me projekt-propozimet e tyre konkrete në përputhje me objektivat e programit.

Vlera e përgjithshme e këtij investimi është 35.000 euro, prej të cilave 23.000 euro do të financohen nga organizata Kosova-Luksemburg, ndërsa 12.000 euro do të mbulohen nga buxheti i Komunës së Vitisë.

Zv.kryetari Hasan Aliu e vlerësoi lartë këtë bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë që ka partneriteti me organizatat ndërkombëtare në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunitet.

“Ky projekt është një tjetër hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës dhe promovimit të energjisë së gjelbër në komunën tonë. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të sjellë sa më shumë mundësi të tilla për qytetarët tanë”, u shpreh zv.kryetari Aliu.

Në anën tjetër, drejtori Fisnik Beqiri nga Kosova-Luksemburg u shpreh se kjo marrëveshje është një vazhdimësi e bashkëpunimit me Komunën e Vitisë dhe një përkushtim për të ndihmuar komunitetet që të zhvillojnë projekte që kanë ndikim pozitiv në jetën e tyre të përditshme dhe në ambientin përreth.

Thirrja që do të shpallet së shpejti, pritet të nxisë kreativitetin dhe angazhimin e komuniteteve lokale në përpilimin e projekteve konkrete dhe të qëndrueshme, me synim përfitimin e drejtpërdrejtë të banorëve në aspektin energjetik, mjedisor dhe zhvillimor./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

May 16, 2026

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

By adminMay 16, 2026

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me bartësen e listës së…

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy persona ndalohen, ngrihen pesë aktakuza ndaj shtatë personave

May 15, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Luti Haziri: Gjilani e Anamorava e mirëpritën Vjosën e Lumirin

May 16, 2026

Diplomon gjenerata 2023–2026 e maturantëve të Kamenicës

May 15, 2026

Nëntë vjet pa gazetarin Ganimet Klaiqin-Klajën

May 15, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.