Author: admin

Sezoni i korrje-shirjeve ka nisur në mbarë Kosovën, duke shënuar fillimin e një prej proceseve më të rëndësishme për sektorin e bujqësisë. Të dhënat nga terreni flasin për një vit premtues, me rendimente më të larta dhe grurë me cilësi të mirë. Në shumë zona të vendit, kombajnat tashmë kanë hyrë në ara, ku po mblidhet fryti i një viti pune dhe përkushtimi të fermerëve. Prodhimi i grurit po grumbullohet për magazinim, me pritjet që ai të plotësojë nevojat e tregut dhe të kontribuojë në furnizimin e qëndrueshëm me këtë kulturë strategjike. Fermerët shprehen optimistë se këtë vit do…

Read More

Shkruan: Heset Zymberi ( Skicë poetike letrare) Qyteti zgjohet çdo mëngjes me të njëjtin ritëm. Rrugët mbushen me hapa, sheshet me zëra dhe fytyrat me buzëqeshje. Por jo çdo buzëqeshje është e sinqertë. Ka sy që të shohin me admirim, ndërsa zemra e tyre digjet nga smira. Ka duar që të shtrëngojnë fort, por sapo largohesh, janë të parat që hedhin gurin e fjalës. Njeriu ka mësuar të fshehë fytyrën pas një maske. Një maskë mirësie, një maskë respekti, një maskë miqësie. E megjithatë, era e së vërtetës vjen gjithmonë. Ajo i rrëzon maskat dhe lë zbuluar karakterin. Kam…

Read More

Shkruan: Heset Zymberi Në Kosovë , shpesh flitet për sakrificën dhe rezistencën e viteve ’90, por rrallëherë me seriozitet trajtohet padrejtësia që po u bëhet sot atyre që e mbajtën gjallë arsimin në atë periudhë. Mësimdhënësit e sistemit paralel nuk janë thjesht një kapitull historie – ata janë një kategori e gjallë që sot po përballet me neglizhencë të hapur institucionale. Gjatë viteve të represionit, këta mësimdhënës punuan pa kushte elementare, pa paga të sigurta dhe nën rrezik të vazhdueshëm. Ata nuk kishin luksin e zgjedhjes – kishin vetëm përgjegjësinë për të mos lejuar shuarjen e arsimit në gjuhën…

Read More

Anita Hoxha Më shkruaj një letër dashurie, E dua të thjeshtë vetëm për mua… Mos hidh në të dyshime xhelozie, Më thuaj, më mungon… më thuaj, të dua ! Shkruam një letër, ca germa…ca fjalë ! Mallin e shpirtit shkruama, në rreshta… Në vetminë time ta lexoj atë, ngadalë, Dritareve, kur të qajë me poterë vjeshta ! Më shkruaj një letër, kur të mundesh Puthjet e pa dhëna, ti vizatoj përqark… Kujtimeve, si fëmijë mos përhumbësh, Shkruam një letër për mua, nga larg..!/Gjilani INFO/

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës raportuese ka ngritur gjithsej 12 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë ngritur: Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”; Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i…

Read More

Shkruan: Heset Zymberi Në një kohë kur Kosova përballet me sfida të shumta – nga zhvillimi ekonomik deri te integrimi ndërkombëtar – përplasjet e vazhdueshme politike po e dëmtojnë seriozisht stabilitetin dhe progresin e vendit. Retorika e ashpër, konfliktet e panevojshme dhe mungesa e bashkëpunimit institucional po krijojnë një klimë mosbesimi tek qytetarët dhe po zbehin shpresën për një të ardhme më të mirë. Politika duhet të jetë në shërbim të qytetarit, jo arenë e betejave personale apo partiake. Kur energjia e institucioneve shpenzohet në akuza dhe kundërakuza, çështjet kyçe si arsimi, shëndetësia, punësimi dhe sundimi i ligjit mbeten…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet infrastrukturore në fshatin Kabash. Aktualisht, po realizohet pastrimi dhe rivitalizimi i kanaleve kulluese dhe përroskave, si dhe rregullimi i rrugëve nëpër lagje. Sipas kryetarit Haliti, këto ndërhyrje kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale, funksionalizimin e rrjetit të kullimit të ujërave sipërfaqësore, si dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullim dhe jetesë të banorëve. “Punimet po realizohen në kuadër të planit të rregullt të Komunës së Vitisë për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet, duke iu përgjigjur nevojave të qytetarëve”,…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 27 qershor 2026 janë ngritur: * Një aktakuzë ndaj dy personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”; * Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”; * Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”; * Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Kanosje”; * Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. Prokuroria nuk ka bërë të…

Read More

Kryetari Kadri Rahimaj ka mbajtur sot Takimin Publik me qytetarë, ku ka prezantuar punën dhe aktivitetet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Në këtë takim morën pjesë qytetarë, zyrtar komunal, të cilët u informuan për investimet, projektet dhe aktivitetet e realizuara në sektorë të ndryshëm. Në fjalën e tij, Kryetari Rahimaj theksoi se gjashtëmujori i parë i vitit është karakterizuar nga investime të rëndësishme në arsim, infrastrukturë, shëndetësi, zhvillim ekonomik, mirëqenie, rend dhe rregull, si dhe në përfaqësimin e Komunës në aktivitete ndërkombëtare. Në sektorin e arsimit u veçuan shpërblimi i 24 maturantëve më të mirë me…

Read More

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë evidentuar 2 aksidente trafiku me fatalitet, 21 aksidente me persona të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 1,502 tiketa trafiku, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në komunikacion. Po ashtu, janë arrestuar 17 persona, ndërsa 13 persona janë dërguar në mbajtje. Sipas statistikave, nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit. Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë…

Read More