Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, është ngritur: Një aktakuzë për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”; dy aktakuza për “Posedimin e paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”; një aktakuzë për “Lëndim të lehtë trupor”; një aktakuzë për “Kanosje”; dhe një aktakuzë për “Dhunë në familje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se do të vazhdojë trajtimin e rasteve penale në përputhje me ligjin, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për ndjekjen e autorëve të veprave penale./Gjilani INFO/


