Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, të cilat pasqyrojnë gjendjen e sigurisë dhe aktivitetet policore në të gjithë vendin.
Gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë regjistruar 25 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 58 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sa i përket sigurisë në komunikacion, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 2,693 tiketa trafiku për shkelje të rregullave.
Në kuadër të veprimeve policore, janë arrestuar 25 persona, prej të cilëve 15 janë dërguar në mbajtje.
Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa një person është dërguar në vuajtje të dënimit./Gjilani INFO/


