“Provinca” me regji nga Ard Islami, Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena”.
“Provinca” nuk është thjesht një komedi – është një pasqyrë e guximshme e jetës politike dhe sociale, e mbushur me personazhe e situata që, megjithëse shpesh absurde, janë të njohura për secilin prej nesh.
Në këtë shfaqje, do të qeshim me realitetin, me hipokrizinë dhe paradokset e pushtetit, me premtimet boshe dhe me lojërat e politikës që i njohim aq.
Kjo komedi shkon përtej të qeshurës – është një ftesë për reflektim dhe diskutim mbi gjendjen e shoqërisë sonë.
Ejani dhe bëhuni pjesë e kësaj ngjarjeje artistike që nuk duhet humbur.Sonte ju mirëpresim në orën 19:00, në Shtëpi të Kulturës!/GJILANI INFO/