Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërkaq ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” .
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shantazhi” dhe “Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”./GJILANI INFO/


