Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026

Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë

November 17, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave

November 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
  • Shtatë raste të dhunës në familje raportohen në Kosovë brenda 24 orëve
  • Komuna e Gjilanit nis shpërndarjen e 455 pakove “Baby Box” për të porsalindurit
  • Prezentohet udhëzuesi për Prokurim Publik Strategjik në Kamenicë
  • Prokuroria në Gjilan ka ngritur nëntë aktakuza ndaj 11 personave për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Demokracia nuk është luks – është sfidë
Opinione

Demokracia nuk është luks – është sfidë

adminBy adminMay 1, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shkroi: Hafiz Gagica

Presidenti Ibrahim Rugova demokracinë e quante “art të rëndë”, sepse kërkon guxim për ta dëgjuar tjetrin, është dhe mençuri për ta pranuar shumicën. Kjo sfidë nuk ndodh në sistemet autoritare, as aty ku egoja dominon mbi përgjegjësinë. Fatkeqësisht, sot në Kosovë po shohim një regres alarmues në kulturën politike – një mungesë të plotë të vullnetit për dialog, bashkëpunim dhe përgjegjësi institucionale.

Kujtojmë: Kosova është republikë parlamentare, parlamenti është shtylla kryesore e demokracisë, nuk është arenë e boshatisur nga përfaqësuesit që ikin pas pesë minutash për t’u regjistruar para kamerave, e më pas për të mos thënë asgjë. Sjellja e opozitës dhe e pushtetit në detyrë ka degraduar në një spektakël të padenjë, duke i kthyer seancat në një teatër hipokrizie.

Ndërkohë, vendi ka nevojë për vendime të mëdha, për koordinim dhe për një vendim urgjent i cili po mungon krejtësisht.

Është e papranueshme që liderët politikë, të njëjtit që i vizitojnë varrezat për të nderuar të rënët dhe të zhdukurit, në të njëjtën ditë refuzojnë të komunikojnë me njëri-tjetrin lidhur me çështje kyçe të shtetit. Ky kontrast mes fjalëve dhe veprave nuk është vetëm cinik, – është edhe fyes ndaj sakrificës mbi të cilën është ndërtuar shteti i pavarur i Kosovës.

LDK-ja historikisht ka qenë promotore e dialogut politik, edhe në kohët më të vështira. Sot, drejtuesit aktualë të saj duket se e kanë humbur rrugën. Retorika e mbyllur, refuzimi i takimeve dhe hezitimi për bashkëpunim me forcat tjera politike, veçanërisht me shumicën parlamentare, bie ndesh me çdo parim të trashëgimisë rugoviane. S’mund ta shpallësh veten rugovist dhe njëkohësisht të refuzosh çdo mendim ndryshe. S’mund të pretendosh se mbron demokracinë dhe ta shmangësh debatin. Politika nuk është klub i mendjemëdhenjve – është shërbim për qytetarin dhe përgjegjësi ndaj shtetit dhe pushtetit.

Prandaj, thirrja ime është e qartë: kthehuni te parimet e demokracisë, dialogoni, bashkëpunoni, bëni marrëveshje për interesin e Kosovës. Mjaft më me inate personale dhe protagonizëm të zbrazët dhe popullist. Kosova është mbi çdo individ dhe mbi çdo parti, është shteti pa të cilin nuk mund të jetojmë si individ dhe as si popull./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026

Vdekja e debatit – kriza e mendimit kritik në shoqëri dhe në universitet

November 16, 2026

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

November 11, 2026
Mos humbni
Opinione

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

By adminNovember 20, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami «ZOTI ËSHTË FLAMURI IM!» — Moisiu, Eksodi 17:15 Një histori që…

Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë

November 17, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave

November 17, 2026

Shënohet java botërore të diabetit në Viti

November 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!

November 20, 2026

Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë

November 17, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave

November 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.