Me moton “Edhe me sport e kujtojmë Agimin”, dje në Zhegër të Gjilanit ka filluar Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit” , me turnirin e futbollit të vogël.
Në hapjen solemne të Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit”, ka marrë pjesë edhe kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Kryetari Hyseni ka thënë se ky aktivitet shënon fillimin e tri ditëve përkujtimore që mbajnë gjallë kujtimin e një figure të pazëvendësueshme të historisë sonë.
Ai ka ftuar të gjithë që të bëhen pjesë e ndezjes së “Flakadanëve të Lirisë”, për të nderuar 114 dëshmorët e betejës së Koshares, një nga faqet më të lavdishme të luftës për liri”, në mbrëmjen e të njejtës ditë./GJILANI INFO/








