Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit
  • Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti
  • Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”
  • Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti
  • Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Gjilan kanë diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026
  • Për 24 orët e fundit 37 aksidente trafiku dhe 1940 gjobitje për shkelje të rregullave në komunikacion
  • Moti me diell gjatë ditës së sotme
  • Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur ceremonia e mbylljes së Klinikës Ligjore “Mbrojtja Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia”
Lajme Lokale

Në UP “Kadri Zeka” është mbajtur ceremonia e mbylljes së Klinikës Ligjore “Mbrojtja Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia”

adminBy adminMay 6, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Fakultetin Juridik të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përfundoi me sukses Klinika Ligjore mbi Azilin, Refugjatët dhe Pashtetësinë, që u mbajt nga 18 mars deri më 29 prill 2025.

Ky program u realizua me mbështetje nga Bashkimi Evropian, UNHCR dhe Programi për të Drejtat Civile të Kosovës (CRPK), duke ofruar mundësi trajnimi dhe zhvillimi për studentët mbi mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe personave pa shtetësi.

Për këtë, përfaqësuesit e programit të Klinikës Ligjore “Mbrojtja Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia” kanë qëndruar sot në UKZ, ku fillimisht janë pritur në një takim nga Prof. Asoc. Dr. Shpresa Qamili, Prorektore për Mësim dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Prorektorja Qamili falënderoi të pranishmit për realizimin e këtij aktivitet, duke thënë se kjo klinikë është një mundësi e mirë për studentët për të fituar njohuri dhe përvojë praktike në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të refugjatëve.

Pas takimit, u mbajt ceremoninë e mbylljes së Klinikës Ligjore, ku Prof. Ass. Dr. Vaxhid Sadriu, Prodekan i Fakultetit Juridik,  në emër të Dekanes së Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Fatmire Krasniqi dhe stafit të këtij Fakulteti, përshëndeti  përfaqësues nga UNHCR, UNDCO, CRPK dhe të pranishmit tjerë, duke shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin në realizimin e Klinikës Ligjore.

Prodekani Sadriu po ashtu ka falënderuar Rektorin e UKZ-se, Prof. Asoc. Dr.  Artan Dërmaku, i cili me udhëheqjen dhe vizionin e tij po punon në vazhdimësi për ngritjen e standardeve akademike të universitetit, standarde që janë në shërbim të dijes dhe suksesit.

Prof. Ass. Dr. Vaxhid Sadriu, ka falënderuar edhe Prorektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Dr. Dukagjin Leka, i cili me kontributin dhe angazhimin e tij ka zhvilluar në të gjitha dimensionet jo vetëm Fakultetin Juridik, por edhe universitetin në tërësi.

Ai ka thënë se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, sepse duke forcuar vlerat që na bashkojnë, ne do të ndikojmë në ngritjen e profesionalizimit te gjeneratës së re, studentëve, në iniciativat që e lidhin drejtësinë ndërkombëtare me praktikën e studentëve, duke theksuar se kjo është një mundësi për të zhvilluar aftësitë e tyre profesionale dhe për t’u bërë pjesë e zgjidhjes së çështjeve të mëdha ligjore që prekin shoqërinë.

Arjun Shrestha, Shef i Misionit në UNHCR në Kosovë, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të refugjatëve dhe azilkërkuesve. Ai gjithashtu vlerësoi angazhimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe studentëve të tij në këtë fushë, për mundësinë që ofron për studentët që të kontribuojnë në trajtimin e këtyre çështjeve.

Jerome Bouyjou, përfaqësues i UNHCHR, foli për të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe rëndësinë e mbrojtjes ligjore për ata që janë në nevojë, duke nënvizuar rolin e profesionistëve të drejtësisë në këtë drejtim.

Pjesëmarrësit studentë ndanë përshtypjet e tyre për programin, duke e vlerësuar si një mundësi të shkëlqyer për të marrë njohuri dhe përvoja praktike, si dhe për të kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe azilkërkuesve.

Ceremonia u përmbyll me ndarjen e certifikatave për studentët që përfunduan me sukses programin, duke i inkurajuar ata të vazhdojnë angazhimin e tyre për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë ndërkombëtare.

Ndryshe gjatë zhvillimit të Klinikës Ligjore “Mbrojtja Ndërkombëtare – Azili, Refugjatët dhe Pashtetësia” , studentët morën pjesë në leksione, simulime praktike ku studentët patën mundësinë të përfshihen në procese ligjore reale dhe diskutime mbi çështje të rëndësishme, si korniza ligjore ndërkombëtare për mbrojtjen e refugjatëve, drejtësia tranzicionale, legjislacioni i BE-së për azilin, si dhe instrumentet ndërkombëtare në fushën e pashtetësisë.

Po ashtu, gjatë programit, u organizuan vizita studimore në Qendrën e Azilit në Magure, ku studentët u njohën me procesin e pranimit dhe trajtimit të azilkërkuesve./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026

Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

May 18, 2026

Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Gjilan kanë diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026

May 18, 2026
Mos humbni
Shendetesi

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

By adminMay 18, 2026

Me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, është mbajtur një aktivitet sensibilizues me…

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026

Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

May 18, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.