Author: admin

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar sot se gjatë një jave janë shqiptuar gjithsej 1.815 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion. Sipas sajë thuhet se janë hetuar 10 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 33 aksidente me persona të lënduar. Zyrtarët policorë poashtu kanë shqiptuar: 26 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë; 30 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes; 15 gjoba për modifikim të automjeteve me xhama të errësuar (folije të errëta); 27 masa të ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike; 16 gjoba për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer; 16 gjoba për drejtim…

Read More

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën e Gjilanit. Për të parë nga afër nisjen e kësaj fushate, në fshatin Zhegër, ishin edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Bujqësisë, Driton Sylejmanin. Ai tha se në fushat e korrje-shirjeve, aty ku sigurohet buka jonë. “Kalova një ditë të shkëlqyer në terren me bujqit tanë punëtorë. Patëm kënaqësinë të takonim Alfonsin, me të cilin biseduam nga afër për punët e mëdha që po bëhen në këto 75 hektarë tokë të mbjella me grurë e misër”,…

Read More

Sipas raportit të Policisë, ankuesja ka njoftuar më 7 korrik 2026 se bashkëshorti i saj kishte dalë nga shtëpia më 5 korrik, rreth orës 17:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjilan, dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit./Gjilani INFO/

Read More

Shkruan: Selajdin Abdullahu Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t’i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si “zëri i popullit” nga Prishtina,Tetova e “diaspora”, por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, kanë pritur sot koordinatoren e projektit nga Shoqata e Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve të Kosovës “PePeKo”, Nita Ferizi Sadiku, me të cilën kanë diskutuar për organizimin e aktivitetit promovues “Tregu në Rrota”. Gjatë takimit u dakordua që ky aktivitet të mbahet më 1 gusht 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sheshin e qytetit të Vitisë. Ky aktivitet synon promovimin e prodhimit vendor, ku prodhuesit e Komunës së Vitisë do të kenë mundësinë të ekspozojnë dhe promovojnë produktet…

Read More

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, ka realizuar aksionin e shpërndarjes së mishit të kurbanit për 200 familje në nevojë. Ky aktivitet humanitar synon të mbështesë familjet me gjendje më të rënduar ekonomike, duke u mundësuar atyre që të ndajnë gëzimin e festës dhe duke forcuar frymën e solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit për shtresat më të ndjeshme të shoqërisë. Nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan u shprehën falënderime për të gjithë besimtarët, donatorët dhe kontribuuesit që mbështetën këtë nismë bamirëse, me urimin që kontributi i tyre të shpërblehet…

Read More

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka ndaluar për 24 orë një të mitur, i cili dyshohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, Prokuroria ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas njoftimit, veprimet janë ndërmarrë në kuadër të luftimit të kriminalitetit dhe zbatimit të ligjit./Gjilani INFO/ acebook

Read More

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit, duke zgjeruar rrjetin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mundësitë për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe shkencore. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku dhe paraprakisht është nënshkruar nga Rektori i Universitetit Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit, Prof. Asoc. Dr. Zafar Gurbanov. Marrëveshja synon krijimin e një kornize bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ, mobilitetin e studentëve, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, organizimin…

Read More

Nga: Nijazi Halili Zëri i një populli që kërkonte liri Demonstratat e vitit 1981 shënuan një pikë kthese të madhe dhe të dhimbshme në historinë e Kosovës. Ato nisën si protesta studentore, por shumë shpejt u shndërruan në një lëvizje të fuqishme popullore që artikuloi kërkesat për liri, barazi, dinjitet dhe të drejta të barabarta për shqiptarët në kuadër të Jugosllavisë së atëhershme. Këto ngjarje nxorën në pah pakënaqësinë e grumbulluar ndër vite ndaj diskriminimit politik, pabarazisë ekonomike dhe mungesës së perspektivës. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, zëri i shqiptarëve të Kosovës u dëgjua fuqishëm, duke…

Read More