Author: admin

Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar qendrat grumbulluese të grurit në Vitin dhe Kllokot. Gjatë vizitës, ai u njoftua me rendimentet e sivjetme, procesin e grumbullimit dhe çmimet aktuale të grurit. Me këtë rast, drejtori Pira vlerësoi angazhimin e fermerëve, ndërsa theksoi se çmimet aktuale të grumbullimit nuk janë të favorshme dhe nuk i mbulojnë në masën e duhur kostot e prodhimit. Ai ritheksoi gatishmërinë e Drejtorisë për Bujqësi që të vazhdojë mbështetjen dhe përkrahjen e fermerëve të Komunës së Vitisë./Gjilani INFO/

Read More

Gjatë ditës së sotme vendi do të dominohet nga moti i kthjellët dhe me diell, ndërsa herë pas here priten kalime të lehta vranësirash, pa ndonjë ndikim të theksuar në kushtet atmosferike. Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit, duke sjellë kushte të këndshme për aktivitetet në ambiente të hapura./Gjilani INFO/

Read More

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë një grabitje në një argjendari në qendër të qytetit. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, rreth orës 14:00 është ndaluar i dyshuari me inicialet D.B., ndaj të cilit ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale “Tentim grabitje”, të paraparë me nenin 317 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Autoritetet bëjnë të ditur se, menjëherë pas pranimit të informacioneve të para, Policia ka reaguar me shpejtësi dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka ndaluar të dyshuarin për…

Read More

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme e Komunës së Gjilanit së bashku me U.D. Shefin e Qendrës për Shërbim me Qytetarë Selami Nezirin, kanë mirëpritur grupin e praktikantëve që do ta zhvillojnë praktikën profesionale në kuadër të drejtorisë sonë”, ka thënë Elbasan Shabani, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit. Sipas tij, angazhimi i këtyre studentëve praktikantë në këtë institucion synon t’u ofrojë përvojë praktike dhe njohuri të drejtpërdrejta mbi funksionimin e administratës publike. “Studentëve ju urojmë punë të mbarë dhe suksese gjatë periudhës së praktikës”, ka thënë drejtori Elbasan Shabani./Gjilani INFO/

Read More

Ismet Sylejmani Publikimi i Shtëpisë Bazë të UÇK-së në Stubëll të Vitisë, ka një rëndësi të veçantë që shkon përtej vlerësimit të një objekti historik të luftës së arrmatosur çlirimtare kundër Serbisë pushtuese! Ajo përbën edhe një dëshmi të fuqishme historike që rrëzon një nga propagandat më të përdorura të regjimit serb gjatë luftës, pretendimin se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizatë me karakter fundamentalist islamik! Stublla e Vitisë, është një fshat me tradita të njohura katolike shqiptare, e cila u bë strehë e sigurt për luftëtarët organizatorë, drejtues e komandant të UÇK-së! I zoti i shtëpisë Pal…

Read More

Sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, ka reaguar ndaj kritikave të ish-futbollistit të Shqipërisë, Altin Lala, i cili kishte deklaruar se kosovari do të luante më shumë nëse do të ishte më i fokusuar te futbolli. Lala, në një podcast për “Telesport”, kishte thënë se Zhegrova është i përqendruar te veturat dhe orët luksoze, duke lënë të kuptohet se kjo ka ndikuar në minutat e tij te Juventusi. Përmes një postimi në “Instagram Story”, Zhegrova i kundërshtoi këto komente, duke theksuar se suksesi i tij është rezultat i punës dhe sakrificës. “Disa njerëz jetojnë duke komentuar jetën e të tjerëve. Unë…

Read More

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë bëhet e ditur se trupi gjykues do të marrim vendimin në kohën e duhur, lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin prej 50 mijë euro. “Trupi Gjykues do të nxjerrë një vendim lidhur me këtë kërkesë në kohën e duhur”, ka deklaruar për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle. Kërkesën për lirim me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi mbrojtja e tij e ka parashtrua më 6 korrik të këtij viti dhe brenda një afati të arsyeshëm…

Read More

“Afrimi i LV – LDK mund të jetë çelësi për daljen nga kriza institucionale” Takimi i javës së kaluar ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka rikthyer në qendër të vëmendjes mundësinë e një bashkëpunimi politik mes dy subjekteve më të mëdha parlamentare. Edhe pse pa një marrëveshje konkrete, gatishmëria e shprehur për vazhdimin e dialogut është parë si një sinjal se negociatat për formimin e institucioneve ende mbeten të hapura. Në lidhje me këtë takim dhe sinjalin që përcolli ai, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti Agim…

Read More

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, mori pjesë në konsultimin publik me rreth 50 biznese të Gjilanit, duke shënuar hapin e dytë në procesin e ndërtimit të Parkut Industrial në këtë komunë, më shumë se një muaj pas bartjes së pronës nga Komuna e Gjilanit në pronësi të Ministrisë për realizimin e këtij projekti. Sipas njoftimit, qëllimi i takimit ishte dëgjimi i rekomandimeve dhe nevojave të komunitetit të biznesit në fazën e projektimit të Parkut Industrial, me synim që ky projekt zhvillimor të reflektojë kërkesat reale të ndërmarrësve dhe të ndërtohet në partneritet të ngushtë me…

Read More

Nga: Gjon Marku Tregim Nata kishte rënë. Altini sapo i kishte dhënë fund konkurrimit në raundin e parafundit të Olimpiadës Kombëtare të Biologjisë. Në korridorin e katit të parë e priste ajo, me të cilën ai kishte udhëtuar në të gjitha takimet e mëparshme. Tashmë ishin përcaktuar katër më të mirët, të cilët do të përballeshin në takimin përfundimtar dhe, fatmirësisht, njëri prej tyre do të ishte edhe ai. Vapa e fundqershorit e kishte pushtuar qytetin. Dora e saj i kishte rrethuar qafën dhe ai kishte ndier aromën e parfumit të përzier me erën e lehtë të djersës femërore. Nuk…

Read More