Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
  • Gjashtë raste të dhunës në familje, gratë raportojnë dhunë psikike dhe fizike në disa qytete të Kosovës
  • Republika mbi interesat politike: sovraniteti i qytetarëve, kushtetutshmëria dhe përgjegjësia shtetërore
  • Bungu i Dyzit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Dhuna në familje nuk ndalet: Pesë raste pët 24 orë, përdoret edhe thika – arrestime në Prishtinë e Pejë
Kronikë

Dhuna në familje nuk ndalet: Pesë raste pët 24 orë, përdoret edhe thika – arrestime në Prishtinë e Pejë

adminBy adminAugust 5, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë një dite, Policia e Kosovës ka regjistruar pesë raste të ndara të dhunës në familje në komunat e Prishtinës dhe Pejës, ku disa persona kanë përfunduar në mbajtje, ndërsa viktimat kanë marrë trajtim mjekësor.

Në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të ditës së kaluar,  u arrestua një burrë i cili, nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj një mashkulli duke e ofenduar. Pas ngjarjes, i dyshuari tentoi t’i shkaktonte lëndime vetes dhe mori trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje.

Po në Prishtinë, një tjetër burrë u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Në mbrëmje, një rast tjetër u raportua në kryeqytet, ku një burrë dyshohet se demoloi inventarin e shtëpisë dhe shtyu një grua, e cila pësoi lëndime, por refuzoi trajtimin mjekësor. Pas intervistimit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Pejë, një grua u arrestua pasi dyshohet se ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj një burri. Viktima mori ndihmë mjekësore, ndërsa bazuar në raportin e mjekut psikiatër, e dyshuara u dërgua në repartin e Psikiatrisë për trajtim.

Po në Pejë, në mbrëmje të kësaj dite, një burrë u arrestua pasi dyshohet se sulmoi fizikisht një grua dhe një burrë. Gjatë ndërhyrjes, policia i sekuestroi një thikë, ndërsa të lënduarit morën trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Policia e Kosovës njofton se të gjitha rastet janë duke u trajtuar në koordinim me prokuroritë kompetente, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo formë të dhunës në familje, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

By adminAugust 14, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave, të dyshuar për…

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026

Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë

August 12, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026

Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit

August 14, 2026

1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik

August 14, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.