- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan, Bajram Isufi ka thënë se krahas pjerrinave të krijuar në hyrje e dalje të hapsirave të tregut, këto ditë janë krijuar edhe vendet e veçanta për parkime dhe çasje më të lehta për personat me aftësi të veçanta, për të ofruar mundësi dhe kushte të barabarta, pa dallime, për të gjithë blerësit. Sipas tij, për të gjithë qytetarët me nevoja të veçanta, parkingu i NPL Tregu mund të shfrytëzohet pa pagesë, por me paraqitjen e dëshmisë përkatëse për personat me nevoja të veçanta. “Ky është një tjetër hap drejt krijimit…
Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë, kujtimi për ta zbehet me kalimin e viteve. Por ka dhe njerëz që i takon vetëm disa herë, ndoshta për pak kohë, dhe ata mbeten përgjithmonë në kujtesën dhe zemrën tënde. Për mua një njeri i tillë ishte Prof. Halil Alidema. Në vitin 1997 fillova studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko/Natyrore, në degën e Biologjisë. Si shumë studentë të asaj kohe, edhe unë u përballa me problemin e banimit, sepse konviktet nuk mund ti pranonin të gjithë studentët. Dy vitet e…
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, me të cilin diskutoi për zhvillimin ekonomik, mbështetjen e bizneseve dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Odës Ekonomike të Kosovës. Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitave që kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, po realizon nëpër komunat e Kosovës, me qëllim të njohjes nga afër me nevojat dhe sfidat e komunitetit të biznesit dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet lokale. Kryetari Haliti e njoftoi kryetarin Rafuna për aktivitetet dhe angazhimet e Komunës së Vitisë në mbështetje…
Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
Sipas statistikave të përgjithshme të raportuara, gjatë periudhës së fundit janë evidentuar një numër i konsiderueshëm i rasteve në trafik dhe veprimeve policore. Në total janë regjistruar 19 aksidente trafiku me persona të lënduar, ndërsa 27 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2,389 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. Sa i përket veprimeve policore, 23 persona janë arrestuar, ndërsa 15 persona janë dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/
Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka shënuar një arritje të rëndësishme në procesin e ndërkombëtarizimit dhe forcimit të bashkëpunimit akademik evropian. Komisioni Evropian ka aprovuar aplikimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka” për Erasmus Charter for Higher Education (ECHE). Sipas raportit zyrtar të vlerësimit, aplikimi i UKZ-së është vlerësuar pozitivisht dhe është shpallur “Accepted”, ndërsa Universitetit i është akorduar kodi ECHE XK GJILAN01. Çfarë është ECHE? Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) është një charter/certifikim i Komisionit Evropian që përcakton kornizën dhe standardet e cilësisë për institucionet e arsimit të lartë që marrin pjesë në programin Erasmus+. ECHE konfirmon angazhimin…
Në Gjilan është raportuar një rast i vjedhjes, ku persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një vilë gjatë natës së 27 dhe 28 shtatorit. Sipas raportimit, nga vila janë vjedhur një pushkë gjuetie, për të cilën pronari posedonte leje, një rrethatore me 10 fishekë të pushkës së gjuetisë, si dhe një çantë me mjete pune. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Për rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga organet kompetente./Gjilani INFO/
U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
Në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit është mbajtur ligjërata vetëdijësuese me temën “Ndihma e Parë në shkolla”, në kuadër të aktiviteteve të Klubeve të Kryqit të Kuq në shkolla. Në aktivitet kanë marrë pjesë rreth 50 nxënës. Një pjesë e ligjëratës u prezantua edhe nga nxënës të kësaj shkolle, të cilët janë trajnuar më herët nga Kryqi i Kuq. Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me instruktoren e Ndihmës së Parë, Xhemile Haliti, dhe stafin e degës së Kryqit të Kuq në Gjilan. Nxënësit u njohën me rregullat bazë të ndihmës së parë, hapat që duhen ndërmarrë në raste emergjente…
Për të katërtën herë me radhë, Komuna e Gjilanit po vazhdon mbështetjen për bizneset lokale përmes granteve të reja, në kuadër të bashkëpunimit me Help – Hilfe zur Selbsthilfe. Kryetari i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, së bashku me Drejtoreshën Nacionale të Help-it në Kosovë, znj. Shqipe Breznica, kanë nënshkruar marrëveshjen e re të bashkëpunimit për projektin “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, i cili financohet nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF). Në kuadër të këtij projekti, më shumë se 30 biznese të reja dhe ekzistuese në Gjilan do të përfitojnë grante në…
Nga: Nehat Hyseni Të shkruash për fëmijërinë është të rikthehesh në një kohë që nuk ekziston më, por që vazhdon të jetojë në kujtesën e njeriut. Për mua, fëmijëria në Preshevë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX nuk është vetëm një kujtim personal. Ajo është edhe një pjesë e historisë së një brezi, e një familjeje, e një lagjeje dhe e një shoqërie që jetonte në kushte shumë më të thjeshta se sot, por që kishte një lidhje të jashtëzakonshme me tokën, punën, familjen dhe komunitetin. Në atë kohë, Presheva ishte një shoqëri në të cilën bujqësia përbënte…
Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Partia Popullore Zvicerane (SVP) kërkon ndryshime të mëdha në sistemin e pensioneve AHV, duke propozuar kushte më të ashpra për shtetasit e huaj dhe uljen e pensioneve që paguhen jashtë Zvicrës. Propozimet mund të kenë rëndësi edhe për mijëra shqiptarë që punojnë në Zvicër ose planifikojnë ta kalojnë pensionimin në Kosovë. Një debat i ri për pensionet ka nisur në Zvicër, pasi Partia Popullore Zvicerane (SVP) ka paraqitur një sërë propozimesh në kuadër të reformës së planifikuar të sistemit të pensioneve AHV për vitin 2030. Sipas gazetës zvicerane Blick, partia kërkon që shtetasit e huaj të plotësojnë kushte më të…

