Author: admin

Kjo ngjarje ka shkaktuar humbje të mëdha për familjen, por edhe ka shkaktuar lëndime të mëdha emocionale. Në vend ngjarje ka dalur për të shikuar nga afer pasojat dhe për të vizituar fermerin dhe familjen e tij kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. E, kryetari Haliti ishte i shoqëeruar nga Komandanti i Policisë, si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Bujqësisë. Reagimi i menjëherëshëm kishte për synim për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmën e parë në terren. Kryetari i Komunës së Vitisë ka shprehu solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për fermerin…

Read More

Policia në Kllokot ka pranuar një ankesë nga një person i cili ka raportuar se është kanosur me armë nga një person tjetër. Sipas Policisë, thuhet se ishte një mosmarrëveshje mes palëve lidhur me një pronë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar./GJILANI INFO/

Read More

Amfiteatri i Qytetit u mbush me grupe të ndryshme fmijësh të cilët me padurim prisnin që të shfaqeshin në skenë për të realizuar shfaqjet e tyre të baletit. Fytyrat e tyre të buzëqeshura shikimin e kishin drejtuar tek prindërit e tyre të cilët i përshëndetën me duartrokitje të mëdha… Me shfaqjet e baletit fëmijët sollën emocion e shumë ndjeshmëri tek publiku. Ata të veshur me kostume të bukura dhe shumëngjyrëshe, ata u shndërruan në personazhe të përrallave ku me lëvizje tregonin përkushtimin e tyre ndaj baletit. E përveq baletit kishte edhe performance muzikore ku disa nga fëmijët interpretuan këngë të…

Read More

Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me OJQ-të. Në këtë takim Zyrtari i Drejtorisë së Financave, Labinot Dërmaku, së bashku me Zyrtarin e Bujqësisë, Bektesh Dërmaku, kanë paraqitur mbështetjen për fermerët deri më tani. Fermerët në këtë takim kanë thënë se janë të kënaqur me mbështetjen e ofruar nga komuna si subvencionet dhe më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë rregullimin e një tregu për kafshë./GJILANI INFO/

Read More

Kanë nisur aktivitetet “Ditët e Mërgatës” -“Rrënjë dhe krahë”, të organizuara nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport e Komunës së Gjilanit. Aktivitetet nisen me orën letrare nga shkrimtarët me fëmijët dhe prindërit nga mërgata në Bibliotekën e qytetit. Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se kjo ngjarje përkon me një nga ngjarjet më të ndjeshme dhe më domethënëse të kalendarit kulturor të Komunës së Gjilanit – Ditët e Mërgatës, me moton kuptimplotë “Rrënjë dhe krahë”. Sipas saj në këtë ore letrare, mes vargjeve dhe fjalëve që lidhin zemrat, festojmë dy gjëra thelbësore: rrënjët tona që na…

Read More

Komuna e Vitisë, ka mbajtur sot dëgjimin e radhës buxhetor dhe atë me banorët e Pozheranit. Gjatë këtij takimi zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i ka njoftuar atë rreth planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2026 dhe të projeksioneve për vitet 2027 dhe 2028. Ndërkaq një paraqitje më të detajuar të propozim buxhetit e bëri drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti. Në emër të Pozheranit një fjalë rasti e mbajti edhe Koordinatori i këtij vendbanimi, Ilir Zuka. Në pjesën e dytë të këtij takimi pjesëmarrësit dhanë propozimet e tyre për investime. Këto ishin disa nga…

Read More

Komuna e Vitisë ka nisur punimet në sistemin e kanalizimit në fshatin Ramnishtë, në kuadër të përmirësimit të kushteve infrastrukturore për banorët e kësaj zone. Paralelisht, janë duke u zhvilluar punime edhe në vendosjen e ndriçimit publik në rrugën “5 Prilli” në fshatin Lubishtë, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët. Punimet po mbikëqyren nga Drejtoria për Shërbime Publike e Komunës së Vitisë./GJILANI INFO/

Read More

Kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës për në fshatin Kurexhaj nga Komuna e Gjilanit. Për të parë ecurinë e punimeve të cila po zhvillohen atje, ka dalë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimin dhe zyrtarë tjerë komunalë. I pari i komunës, theksoi se se sot ishin në fshatin Kurexhaj, ku po vazhdojnë punimet në rrugën kryesore. “Rreth 6 km rrugë po trajtohen, një kërkesë e kamotshëm e banorëve me prejardhje nga ky fshat”, tha kryetari Hyseni. Nga ana tjetër drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, tha se ka nisur…

Read More

Grupi për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028 kanë mbajtur takim me OJQ-të. Në këtë takim Zyrtari i Drejtorisë së Financave, Labinot Dërmaku, ka paraqitur mbështetjen për OJQ-të deri më tani. Përfaqësuesit e OJQ-ve në këtë takim më pas kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me rritje të subvencioneve dhe zgjatje të afatit për dorëzim të projekteve./GJILANI INFO/

Read More