Në Gregjenik të Kamenicës ka ndodhur një zjarr fushor dhe në përpjekje për shuarjen e zjarrit ka pësuar lëndime trupore një zyrtar policor, bëri me dije sot Policia.
Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikëseve të cilët edhe kanë arritur pët të lokalizuar zjarrin.
Për zyrtarin policor thuhet se ka pranuar tretman mjekësor e mandej është dërguar për në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm.
Ndërkaq, ky rasti tashmë është nën hetime./GJILANI INFO/


