- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Komuna e Gjilanit, ka filluar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor për vitet 2026-2028. Zyrtarët komunalë kanë shkuar në Llashticë e Zhegër, për të marrë idetë e projekteve të qytetarëve. Dëgjimi i parë u mbajt me banorët e fshatrave: Llashticë, Lladovë, Nasalë, Lipovicë, Burincë, Muçbabë, ku udhëheqësit e këshillave të fshatrave që ishin prezent, paraqitën projektet e tyre primare. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, tha se janë këtu për dëgjime buxhetore, ku qytetarët vendosin vetë për projektet të cilat duhet të realizohen. Ai tregoi se buxheti i vitit 2026 pritet të jetë mbi 41 milionë…
Loja e Streetball – lojë për miqësinë, respektin dhe emocionin që vetëm sporti mund të sjellë
Në kuadër të “Kamenica Summer Fest”, sheshi i Kamenicës u shndërrua në një arenë pasioni dhe gare të vërtetë, ku u zhvillua turneu i shumëpritur i Streetball-it për grupin e djemve. 10 ekipe pjesëmarrëse nga mbarë Kosova me lojtarë nga Prishtina, Prizreni, Suhareka, Gjilani, Vushtrria, Rahoveci, si dhe ekipe lokale nga Kamenica, sollën një atmosferë të paharrueshme tek publiku. Pas një gare të ngushtë dhe me shumë emocione, fituesit e merituar u shpallën: Vendi i parë – Bero kingdom u kurorëzua me çmimin prej 600 Euro. Vendi i dytë – Suhareka u shpërblye me 200 Euro. Në fund të lojës…
Edhe Idriz Idrizi do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit në zgjedhjet e tetorit, në listën e AAK-së
Kreu i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, njëherësh kandidat për kryetar komune në zgjedhjet që pritet të mbahen në tetor, ka njoftuar se pjesë e listës së këtij subjekti politik, në garën për asamble komunale, do të jetë edhe Idriz Idrizi. Postimi i plotë i Nazim Gagicës: Nga Gryka e Karadakut – simbol i qëndresës dhe sakrificës kombëtare – prezantojmë sot me nder dhe respekt Idriz Idrizin, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtar i Pashtrikut, i burgosur politik dhe vëlla i dëshmorit. Idrizi do të jetë kandidat për Kuvendin Komunal të Gjilanit në zgjedhjet e tetorit, në listën e…
Shkruan: Hanife Salihu Gjykata Speciale në Hagë hodhi poshtë mocionin për rrëzimin e një pjese të aktakuzës ndaj çlirimtarëve të Kosovës. Ky vendim është vetëm një tjetër dëshmi se drejtësia po kthehet në farsë, ndërsa ne vazhdojmë të heshtim. Ky nuk është thjesht një refuzim ligjor. Është një shuplakë për të gjithë ata që besuan në lirinë, pastërtinë dhe sakrificën e luftës sonë çlirimtare. Ndërsa vendimet e njëanshme po thellohen, reagimi ynë mbetet i zbehtë, simbolik dhe i vonuar. Në një kohë kur çlirimtarët tanë po mbahen padrejtësisht në burg në Hagë, e gjithë ajo që po bëjmë është…
Sadbere Gagica Në çdo këngë pikojnë lotët E buza më ddridhet.. S’kam forcë të ik nga dhimbja Në heshtje shikoj qiellin me sy të përlotur E qaj si fëmijë… Vargjet bartin gjuhën e dhembjes Hija jote më përcjell Në piedestalin e lotëve E unë.jam zhytur në strofa kujtimesh Të dhimbjes .. E humbur jam udhëve të jetës, Me zë të cjerrë bërtas Zot e humba ,e humba përgjithmonë…/GJILANI INFO/
Kamenicë: Aktiviteti “Climbing & Zipline” mblodhi pjesëmarrës të moshave të ndryshme tek Lugu i Verdhë
Aktiviteti “Climbing & Zipline” i zhvilluar në kuadër të ‘Kamenica Summer Fest’ në ambientin natyror dhe piktoresk të Lugut të Verdhë pranë Liqenit të Rubocit, mblodhi një numër vizitorësh. Pjesëmarrësit ishin të të gjitha moshave dhe entuziastë që kërkonin përvojë dhe adrenalinë përmes alpinizmit dhe zipline-it. Po ashtu të pranishëm kishte sportdashës të cilët kishin një interes të veçantë për aktivitetet në ambiente të hapura. Vizitorët erdhën të pajisur me kurreshtje dhe energji pozitive, të gatshëm për të përjetuar diçka ndryshe dhe për të kaluar momente të paharrueshme. Përveç pjesës së aventurës, shumë pjesëmarrës gjetën mundësi të shijojnë bukuritë natyrore…
Për gjashtë muaj të këtij viti janë kryer 21 mijë e 709 shërbime në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan
Për gjashtë muaj të këtij viti janë kryer 21 mijë e 709 shërbime në shërbimin e Radiologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan Prej tyre, CT 1 mijë e 990, ultrazë në radioligji, gjinekologji dhe shërbime tjera 10 mijë e 718, radiografi 8 mijë e 526 dhe mamografi 475. Ndryshe thënë, totali i shërbimeve arrin shifrën prej 21 mijë e 709, bëhet me dije nga burimet Spitalore. “Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për përmirësim të shërbimeve prandaj vazhdimisht do të jemi kërkues në këtë aspekt” nga autoritet e këtushme./GJILANI INFO/
Banorët e fshatit Hodonoc kanë mirëpritur dëgjimin buxhetor me anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028. Në këtë takim Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Burbuqe Leka së bashku me Drejtorin e Investimeve, Blerim Murina, Drejtorin e Bujqësis, Shpend Morina si dhe Zyrtarin nga Drejtoria e Financave Labinot Dërmaku, kanë prezantuar punët e kryera deri më tani dhe ato të cilat janë në proces. Banorët kanë paraqitur edhe disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve dhe rregullim i ndriçimit./GJILANI INFO/
Janë arrestuar dy persona, në fshatin Livoç i Epërm të Gjilanit, ngase dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një qytetar, shkaku i një mosmarrëveshje. Bëhet e ditur se personi i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Komuna e Kamenicës njofton qytetarët se të premtën më datë 25 korrik do të vazhdoj procesi i dezinfektimit, dezinsektimit dhe deratizimit hapësinor (DDD). Ky proces do të fillojë pas orës 20:00 në mbrëmje në qytet për të vazhduar më pas me fshatrat në tërë Kamenicën, dhe do të zgjas tri ditë. Luten të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, t’i mbyllin dyert dhe dritaret në kohën e mbrëmjes kur edhe fillon procesi. Po ashtu edhe nga bletarët kërkohet që t’i mbyllin kosheret e bletëve në këtë kohë derisa të përfundoj ky proces./GJILANI INFO/

