Pas një mosmarrëveshjeje në një kafene në Vërbovac të Kllokotit, ka ndodhur një rrahje masive në të cilën janë përfshirë pesë persona të dyshuar dhe dy zyrtar policorë, jashtë detyrës zyrtare.
Pas kësaj ngjarje zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë arrestuar tre persona të dyshuarit të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin është informuar Inspektorati i Policisë dhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që pas intervistimi tre të dyshuarit të lirohen.
Rasti nën hetime./GJILANI INFO/


