- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Banorët e Cërnicës, Gumnishtës, Vrapçiqit, Kravaricës dhe Livoçit të Ulët, paraqesin kërkesat e tyre në dëgjimin buxhetor
Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarë për planifikimin buxhetor. Zyrtarët komunalë, kanë shkuar në Cërnicë, ku kanë marrë idetë e projekteve të qytetarëve edhe të Gumnishtës, Vrapçiqit, Kravaricës dhe Livoçit të Ulët. Udhëheqësit e këshillave të fshatrave dhe banorët që ishin prezent kanë paraqitë projektet e tyre primare. Drejtoresha e Administratës, Arbenita Sopi Haziri, tha se janë këtu për të marrë kërkesat e banorëve të këtyre fshatrave që të inkorporohen në buxhetin e viteve të ardhshme. Kjo po bëhet në bazë të konsultimeve buxhetore. Në takim me banorët e këtyre lokaliteteve ishin edhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit,…
Kryetari Hyseni vizitoi fermerin i cili pas 16 vjetëve në Belgjikë është kthyer në vendlindje
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar fermerin Fadil Ajeti në fshatin Llovcë, i cili është kthyer në vendlindje pas 16 vjetëve të qëndrimit në Belgjikë. “Nga Belgjika në Llovcë. Pas 16 viteve jetë në Belgjikë, Fadil Ajeti, është kthyer në vendlindje për të ndërtuar e investuar këtu”, tha Alban Hyseni. I pari i komunës, tregoi se për një vit në Kosovë, Fadili ka arritur të ndërtojë një fermë solide dhe planifikon që shumë shpejt ta zgjerojë këtë biznes. “E ne si komunë jemi aty për ta mbështetur me projekte konkrete, makineri bujqësore e mundësi të reja…
Në raportin shtesë nga Policia, lidhur me rastin, thuhet se është arrestuar personi i dyshuar, pasi që kishte keqpërdorur besimin. “Ai kishte lejuar tërheqjen e parave të viktimës mashkull kosovar nga persona të paautorizuar”, thuhet për rastin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Disa banorë të lagjes Dardania, kanë shprehur shqetësimet në Komunën e Gjilanit, për kalim të pronave të tyre në territorin e Komunës së Artanës. Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Bekim Salihu, tha se së fundmi, Komuna e Gjilanit, ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me çështjen e kufirit të zonës kadastrale në lagjen Dardania (Gavran). “Ky kufi është përcaktuar gjatë procesit të decentralizimit, të udhëhequr nga qeveritë e kaluara — një proces të cilin Lëvizja VETËVENDOSJE e ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme që nga fillimi”, tha Bekim Salihu. Më tej ai theksoi se si pasojë e këtij procesi, përveç…
Artistja Melinda Ademi dhe DJ Ill natën e mbrëmshme u mirëpritën me duartrokitje të shumta nga një numër i madh qytetarësh, të cilët kishin mbushur sheshin për të ndjekur nga afër koncertin e tyre. Të pranishmit u argëtuan pafund nga performanca e këngëtarës Melinda Ademi me hitet e saj, dhe shijuan muzikën elektronike të DJ Ill. Koncerti ishte pjesë e natës së tretë dhe të fundit të koncerteve të cilat u mbajtën në kuadër të Kamenica Summer Fest./GJILANI INFO/
Në kuadër të Kamenica Summer Fest, ditën e djeshme në fshatin Roganë u mbajt Turniri i Futsallit ku morën pjesë 32 ekipe. Një garë e fortë me rivalitet sportiv solli emocione dhe duartrokitje të mëdha nga qytetarët, të cilët erdhën për të përkrahur ekipet e tyre. Në këtë aktivitet Kryetari Kadri Rahimaj, mirëpriti Kryeministrin Albin Kurti, i cili ishte i pranishëm gjatë tërë mbrëmjes. Kryetari Rahimaj përshëndeti të pranishmit dhe u uroi shumë suksese të gjitha ekipeve. “Falëminderit të gjithëve për prezencën tuaj gjë kjo e cila dëshmon se ky turnir është një shembull i shkëlqyer i bashkimit të komunitetit…
Zëvëdës kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur sot në takim përfaqësuesit e projektit për Decentralizim dhe Mbështetje të Komunave (DEMOS) i cili zbatohet nga Helvetas Swiss Intercooperation . Gjatë këtij takimi është folur lidhur me bashkëpunimin e tyre në veçanti lidhur me kontributin që po e jep DEMO-s në procesin e planifikimit të hershëm buxhetor. Përndryshe komuna e Vitisë ka filluar me cilin e dëgjimeve buxhetore dhe gjithsej gjatë këtij viti parasheh të mbajt 6 takime për të njoftuar qytetarët lidhur me draft buxhetin por edhe për të marrë mendimin e tyre në finalizimin e buxhetit komunal./GJILANI…
Kanë vazhduar dëgjimet buxhetore me qytetarët e komunës së Gjilanit për planifikimin buxhetor të viteve 2026-2028
Zyrtarët komunalë kanë shkuar në Pogragjë, Kisnapole e Bresalc, për të marrë idetë e projekteve të qytetarëve. Në takim mori pjesë edhe banorë të fshatrave Bilinicë, Llovcë, Kokaj, Sllubicë, Gadish, Sllakovc, Gllamë, Ponesh, Livoç i Epërm dhe Vërbicë e Zhegovcit. Udhëheqësit e këshillave të fshatrave dhe banorët që ishin prezent kanë paraqitë projektet e tyre primare. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka treguar se kanë zbarkuar në këto fshatra për konsultime me banorët të cilët propozojnë për projektet të cilat duhet të realizohen vitin e ardhshëm dhe viteve tjera. Kryekuvendari i Gjilanit, tregoi se buxheti i vitit…
Ka filluar asfaltimi i segmentit të parë të rrugës rurale në Viti, nga restoranti “Lindi i Ri” deri tek lidhja me rrugën e Mogillës. Kjo ndërhyrje infrastrukturore do të lehtësojë qarkullimin e banorëve dhe automjeteve në këtë zonë rurale, duke rritur sigurinë dhe ndërlidhjen me rrugët tjera lokale. Punimet po realizohen në kuadër të përpjekjeve të Komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha vendbanimet./GJILANI INFO/
Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë kontrollin e çmimeve dhe gjobitjen e marketeve, të cilët kanë çmime më të lira në rafte e më të shtrenjta kur paguhen te arka. Pas ankesave të konsumatorëve, inspektorët kanë dalë në terren për të konfirmuar mashtrimet që po bëhen ndaj konsumatorëve, që ndryshe i shohin çmimet në rafte e obligohen të paguajnë ndryshe te arka. Drejtoria e Inspeksionit, njofton se tash me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, inspektorët kanë shtuar kujdesin që pagesat të jenë sipas çmimeve në raftet e marketeve, me qëllim që mos të zhvatën konsumatorët. “Apelojmë te qytetarët, që…

