Author: admin

Policia në Viti, ka arrestuar tre persona, pasi që të njëjtit dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Bëhet e ditur se njësiti policor nga personat e dyshuar ka konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit dy nga personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre lirohet në procedure të rregullt./GJILANI INFO/

Read More

Rasti ësht raportuar në Polici dhe sipas asaj që është thënë dhuna është kryer nga një person që I përket gjinisë mashkullore, ndaj tjetrit, po i të njejtës gjini. Nderkaq, njoftohet se është arrestuar personi i dyshuar, dhe mandej pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

Read More

Në Policinë e cila vepron në Gjilan është raportuar rasti i gjetjës së një personi, pa shenja jete. Njësitet relevante policore si dhe ekipi mjekësot kanë dalur në vendngjarje me çrast edhe është konstatuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion./GJILANI INFO/

Read More

Kanë filluar punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës në Miresh (Dobërçan) për Klubin e Futbollit “Studenti” në kuadër të  50 vjetorit të themelimit. Kjo po bëhet pas shpronësimit të mbi  11 hektarëve tokë nga AKP-ja për të zhvilluar infrastrukturës sportive për fshatin dhe nevojat e komunitetit aty. Ky projekt do të forcoj klubin dhe do të krijoi mundësi të reja për të rinjtë dhe sportin. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është gjysmë shekulli histori dhe krenari. “KF “Studenti” është e kaluara jonë, është e tashmja jonë dhe me projekte të tilla si stadiumi ndihmës, padyshim është edhe…

Read More

Nga: Ismet Rashiti Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryetarit të Komunës së Vitisë dhe atdhetarit të përkushtuar, Nexhmedin Arifi. Nexha ishte një burrë i mirë, i vendosur dhe i afërt me të gjithë. Ai spikati si një udhëheqës me vizion, i cili punoi me përkushtim për qytetarët dhe për të ardhmen e vendit tonë. Pata rastin të punoj me të për tri javë, në periudhën historike kur u shpall Pavarësia e Kosovës. Gjatë atyre ditëve e pashë nga afër vendosmërinë, qetësinë dhe dashurinë e tij për atdheun. Ai ishte gjithmonë i…

Read More

Banorët e fshatit Mjak kanë shprehur entuziazëm dhe mirënjohje të thellë ndaj kryetarit Haliti dhe institucioneve përkatëse për realizimin e rrugës moderne, e cila tashmë po i jep një pamje të re këtij vendbanimi. Pas shumë vitesh pritje, Mjaku po bëhet me infrastrukturë rrugore të denjë, që pritet të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe në zhvillimin e gjithanshëm të fshatit. “Rruga është jetë”, theksojnë qytetarët, duke vlerësuar se ky investim nuk është thjesht një projekt infrastrukturor, por një hap i madh drejt gjallërimit ekonomik dhe social të kësaj ane”./GJILANI INFO/

Read More

Një mbrëmje e paharrueshme solli emocione të forta, muzikë të fuqishme dhe atmosferë festive në shesh, ku qytetarë të moshave të ndryshme ishin mbledhur. Ata po e prisnin me padurim këngëtaren Adelina Ismajli, e cila elektrizoi publikun me një koncert të jashtëzakonshëm. Këngëtarja Ismajli performoi disa nga hitet më të njohura të saj ku të pranishmit e shoqëruan çdo këngë me duartrokitje të vazhdueshme. Koncerti përfundoi me performancën e artistit Durim Malaj, i cili u përkrah mjaft mirë nga publiku. Ky organizim u mbajt në kuadër të Kamenica Summer Fest./GJILANI INFO/

Read More

Nga Sami Arifi Ish kryetari i komunës së Vitisë Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe ndërtues i institucioneve të shtetit ligjor të RK-së Lajmi i hidhur për ndërrimin e jetës së ish kryetarit të komunës së Vitisë inxh. Mr. Sc.Nexhmedin Arifit nga Sllatina e Epërme, më 27. 07. 2025, mbetët dhembje e thellë, jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë atdhetarët e përkushtuar si ai, të cilët frymëzuan masën e gjerë popullore për kauzën e madhe kombëtare. Ish kryetari i komunës së Vitisë Inxh. Mr. Sc. Nexhmedin Arifi ishte i lindur…

Read More

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes rrjeteve sociale, e te cilin me keqardhje të thellë, e ka pritur edhe  kryetari Sokol Haliti, i cili për me tepër ka thënë: “Me keqardhje të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Vitisë, z. Nexhmedin Arifi. Në këto çaste dhimbjeje dhe pikëllimi, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Arifi, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët e Vitisë që patën nderin ta njohin dhe ta kenë pranë si udhëheqës dhe bashkëqytetar. Nexhmedin Arifi do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj…

Read More