- Policia e Gjilanit me masa të shtuara për sigurinë e nxënësve në fillim të vitit shkollor
- Në Gjilan mbahet takim pune me përfaqësuesit e Sektorëve Rajonalë të Hetimeve të Policisë së Kosovës
- Asociacioni i Komunave të Kosovës duhet të jetë zëri i të gjitha 38 komunave, jo një mekanizëm për përplasje politike me Qeverinë
- Kryetari Rahimaj: Komuna e Kamenicës shënon fillimin e vitit të ri shkollor me përkushtim të ri ndaj arsimit
- Prokuroria në Gjilan ngre tri aktakuza ndaj tre personave
- Policia publikon statistikat e fundit: 28 aksidente me të lënduar dhe 1,996 tiketa trafiku
- Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Viti, rasti po hetohet nga organet kompetente
- Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu
Author: admin
Kryetari Haliti nderoi me mirënjohje Vilson e Robert Gega nga Binça për kontributin ndaj zjarrfikësve vitias
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim dy mërgimtarët Vilson dhe Robert Gega nga fshati Binçë, qe gjenden me pune te përkohshme ne Duseldorf te Gjermanise, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre të çmuar në përforcimin e kapaciteteve të Njësisë së Zjarrfikësve në Viti. Në këtë takim, kryetari Haliti u shprehu mirënjohje të veçantë vëllezërve Gega, duke i vlerësuar për angazhimin dhe bashkëpunimin e ngushtë që kanë treguar me autoritetet gjermane dhe komunën, për të sjellë në dhjetor të vitit të kaluar një donacion me automjete të reja zjarrfikëse për komunën e Vitisë. “Ky…
Është arrestuar një person në Gjilan pasiqë i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë, personin tjetër. Sipas burimeve zyrtare policore, njoftohet se mes tyre ka ndërhyrë zyrtari policor, ashtu që i njëjti nuk ka arritur ta godas personin që synonte. Në këtë incident thuhet se nuk ka të lënduar, ndërsa për personin e dyshuar thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Komuna e Vitisë, po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta në lokalitet e ndryshme të kësaj komune. Me këtë rast janë duke u vazhduar punimet në rivitalizimin me zhavorr të rrugës Pozheran-Çifllak. Bëhet me dije se rregullimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët e këtyre lokaliteteve në veçanti edhe nga fermerët pasi që lehtëson qasjen më të lehtë të qytetarëve në pronat e tyre./GJILANI INFO/
Ishte një mosmarrëveshje mes dy personave, pas së cilës njëri prej tyre sulmon personin tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore të lehta, bëri me dije Policia. Përderisa personi i lënduar ka pranuar trajtime mjekësore, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GJILANI INFO/
Policia ka arrestuar personin e dyshuar në Gjilan për siç thuhet se i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë. “Ishte përfshirë në aksident trafiku dhe derisa zyrtarët policorë ishin duke u marrë me rastin, i njëjti ka penguar dhe sulmuar zyrtarët policor”, njofton Policia. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Inspektorët ne Gjilan heqin një grumbull mbeturinash në Dardani, i bëjnë thirrje qytetarëve për denoncime
Pas raportimit të qytetarëve, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Gjilanit, në bashkëpunim me ndërmarrjen Eco Higjiena, kanë ndërmarr aksion për pastrimin e një grumbulli mbeturinash në lagjen Dardania. Zyrtarë nga Drejtoria e Inspeksionit, kërkojnë nga qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet, përkatësisht me Inspeksionin, që të raportojnë me fotografi apo video personat e papërgjegjshëm që hedhin mbeturina, me qëllim që ta bëjnë të mundur eliminimin e kësaj dukurie negative për qytetin tonë. Zyrtarët e Drejtorisë së Inspeksionit, kërkojnë nga qytetarët që bashkërisht ta mbajnë hapësirat e pastërta./GJILANI INFO/
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se janë +181,251.76€ që shpërndahen nga Fondi për Ndërmarrësi. Sipas kreut të komunës, janë 51 nënshkrime që u finalizuan sot për 51 përfitues të Fondit për Ndërmarrësi, një nga nismat më të suksesshme në nivel lokal në gjithë Kosovën, e dedikuar për të rinjtë dhe gratë e komunës së Gjilanit. “Fondi për Ndërmarrësi është një nga nismat dhe premtimet tona të realizuara që nga fillimi i mandatit që do të vazhdojë me sukses edhe gjatë katër viteve të ardhshme të qeverisjes sonë. Shumë suksese të gjithëve”, ka thënë…
Shabani: Për herë të tretë ndajmë mjete nga buxheti komunal mbështetje për biznese të reja dhe gratë ndërmarrëse
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të kontratave lidhur me financimin e projektit në kuadër të thirrjes publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve start-up dhe bizneseve të grave ndërmarrëse për vitin 2025”. Drejtori për Zhvillim Ekonomik,Enver Shabani, ju ka uruar mirëseardhje të pranishmëve dhe duke iu garantuar përkrahje të vazhdueshme në vitet në vazhdim si dhe rritje të fondit për subvencionimin e bizneseve të reja start-up dhe grave ndërmarrëse. Me këtë rast të pranishmit u njoftuan nga Drejtori Shabani se për herë të tretë Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me…
Ka filluar sot me ciklin e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028, Komuna e Vitisë
Komuna e Vitisë ka filluar të mbaj dëgjimet lidhur me planifikimin e buxhetit komunal 2026-2028.Me këtë rast i pranishëm në këtë takim ishte zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Milihate Ajeti dhe të tjerë. Lidhur me procesin e planifikimit të buxhetit komunal një fjalë rasti ka mbajtur zv. kryetari Aliu, i cili tregoj se gjatë kësaj faze pritet të mbahen gjithsej 6 takime buxhetore në lokalitete të ndryshme të kësaj komune dhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë. Ai po ashtu tha se pas këtyre takime komisioni përkatës në bashkëpunim të…
Raporti i fundit prej 24 orësh nga Policia e Kosovës, bëri me dije se në këtë periudhë kohore nuk është shënuar asnjë aksidente trafiku me fatalitet. Por, njoftohet se janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 55 të tjera me dëme materiale. Nga ana tjetër, Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar 2 mijë e 471 gjoba trafiku. Nndëkaq thuhet se për 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 19 persona, prej të cilëve 16 janë dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/

