- Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi
- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi
- Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
- 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
- Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
- Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
- Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
- Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
Author: admin
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe Rrjetit të Grave të Kosovës
Në emër të Komunës së Gjilanit, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, së bashku me Kryetaren Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Nicole Farnsworth, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional në parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ky memorandum synon fuqizimin e Mekanizmit Koordinues Lokal për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucioneve përgjegjëse, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe mbështetjen e viktimave përmes një qasjeje të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Komuna e Gjilanit mbetet e përkushtuar për të ndërtuar politika dhe shërbime që…
Nënkrytarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija së bashku me Zëdhënësen e Komunës Lidiona Marovca, kanë pritur në takim përfaqësuesit e Swisscontact Florije Kryeziu, Mirishahe Syla, Lulzim Krasniqi e Blerina Batusha-Xërxa. Takimi u zhvillua në kuadër të fazës fillestare të projektit Përfshirja e Grave për Rritje dhe Qëndrueshmëri (Women’s Inclusion for Growth and Sustainability – WINGS), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ky takim është mbajtur me qëllim identifikimin e sfidave dhe mundësive që ndikojnë në rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës, si dhe diskutimin e politikave dhe iniciativave që kontribuojnë në fuqizimin…
Rrjedhja e gjakut nga hunda është një problem i zakonshëm që mund të shkaktohet nga ajri i thatë, temperaturat e larta, alergjitë ose irritimi i mukozës së hundës. Specialistët këshillojnë që në rast të gjakderdhjes, të qëndroni ulur dhe të përkulni kokën pak përpara, ndërsa me gishta të shtrëngoni pjesën e butë të hundës për rreth 10 deri në 15 minuta. Gjithashtu, vendosja e një kompresë të ftohtë mbi hundë ose faqe mund të ndihmojë në ngadalësimin e gjakderdhjes. Nuk rekomandohet të anoni kokën mbrapa, pasi gjaku mund të shkojë në fyt. Nëse gjakderdhja zgjat më shumë se 20…
Nga: Ph.D. Dashnim Hebibi, Cyrih Edhe këtë verë, si çdo vit, mijëra bashkatdhetarë kanë marrë rrugën drejt trojeve të tyre. Disa kanë udhëtuar me avion, të tjerë me tragete nga Italia drejt Shqipërisë, shumë kanë zgjedhur veturat private, ndërsa një numër i konsiderueshëm ka udhëtuar edhe me autobusë. Për ta, ky nuk është një udhëtim i zakonshëm turistik. Është kthimi në vendlindje, takimi me familjen, me kujtimet, me shtëpitë që i kanë ndërtuar me mundin e viteve të tëra në mërgim. Pavarësisht kritikave të shumta që u drejtohen herë pas here, mërgimtarët vazhdojnë të dëshmojnë se dashuria për atdheun është më…
Juventusi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri 2026/27, të hënën e kësaj jave me synimin për të lënë pas zhgënjimet e edicionit të kaluar. “Bianconerët” do të kërkojnë rikthimin në garat elitare evropiane, pasi sezonin e kaluar nuk arritën të sigurojnë një vend në Champions League. Në grumbullimin e parë të skuadrës ishte i pranishëm edhe reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. Sulmuesi anësor synon ta bindë trajnerin Luciano Spalletti se meriton më shumë hapësira gjatë sezonit të ri. Megjithatë, e ardhmja e Zhegrovës te Juventusi mbetet ende e paqartë. Në javët në vijim pritet të vendoset nëse ai…
Oficerë të FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit në Mbretërinë e Bashkuar
Oficerët e FSK-së, major Afrim Xhelili dhe major Besnik Thaqi, kanë përfunduar me sukses të lartë Kursin e Avancuar të Komandës dhe Shtabit (ACSC) në Akademinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Shrivenham. Ata gjithashtu morën titullin Master në Studimet e Mbrojtjes nga King’s College në Londër. Bazuar në njoftimin e FSK-së, kursi i Avancuar i Komandës dhe Shtabit ka për qëllim edukimin dhe zhvillimin e udhëheqësve të mesëm dhe të lartë për detyra komanduese dhe shtabore të nivelit strategjik dhe operacional, ky program përgatit oficerët për planifikimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake komplekse, bashkëpunimin me agjenci qeveritare…
Teatri i Gjilanit ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit dhe njeriut të kulturës, Nexhmedin Ymeri, duke e cilësuar largimin e tij si një humbje të madhe për jetën kulturore të Gjilanit. Në reagimin e teatrit thuhet se Nexhmedin Ymeri ishte për shumë vite pjesë e Teatrit të Gjilanit, ku punoi me përkushtim deri në pensionim, duke dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin artistik dhe institucional të këtij institucioni. Sipas Teatrit të Gjilanit, ai u dallua për profesionalizmin, urtësinë dhe dashurinë ndaj kulturës, duke fituar respektin e kolegëve, artistëve dhe të gjithë komunitetit. “Largimi…
Ndahet nga jeta gazetari Nexhmedin Ymeri, lë pas një kontribut të çmuar në gazetarinë kosovare
Gazetaria kosovare ka humbur një prej emrave të saj të njohur. Pas një beteje me sëmundjen, ka ndërruar jetë gazetari Nexhmedin Ymeri, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar profesionale dhe njerëzore. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familja, e cila përmes një njoftimi ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre. “Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot, më 14.07.2026, pas një beteje me sëmundjen, ndërroi jetë babai ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri. Me fjalë nuk mund të përshkruhen veprat dhe mirësia jote. Ato do të…
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për Edukim në Teknologji “ProCoders”, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Sociale, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë, teknologjisë, inovacionit dhe zhvillimit të aftësive profesionale të studentëve. Marrëveshja synon krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm ndërmjet universitetit dhe sektorit profesional të teknologjisë, duke kontribuar në modernizimin e procesit mësimor, zhvillimin e kompetencave praktike dhe rritjen e punësueshmërisë së studentëve, veçanërisht të atyre të programit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentët do të kenë mundësi të përfitojnë…
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, të cilat tregojnë një numër të lartë aksidentesh në komunikacion dhe mijëra gjoba të shqiptuara për shkelje të rregullave të trafikut. Sipas raportit: -Nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. -Janë regjistruar 31 aksidente trafiku me të lënduar. -Kanë ndodhur 36 aksidente me dëme materiale. -Policia ka shqiptuar 2,723 tiketa trafiku. -Janë arrestuar 25 persona. -15 persona janë dërguar në mbajtje. -Nuk është dërguar asnjë person në ndalim policor dhe -2 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit. Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të…

