Author: admin

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se zgjidhja e çështjes së të pagjeturve është urgjente. Lajçak që ndodhet për vizitë në Kosovë në një postim në Twitter shkruan se qytetarët që kanë të humbur personat e tyre të dashur meritojnë të mbyllet kjo çështje. “Zgjidhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike meritojnë të mbyllet kjo çështje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur…

Read More

Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në Rogaçicë. Të pranishëm kanë qenë 39 pjesëmarrës në takim, ku me 34 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Jeton Kryeziu, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Sylejmon Kallaba, Shehat Rrudhanj, Bujar Kallaba, Ermal Kryeziu. Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “Metush Krasniqi”./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka mbajtur sot takimin e parë publik për këtë vit, ku ka prezantuar punën e gjashtëmujorit të parë, sukseset dhe sfidat e kësaj periudhe si dhe ka bashkëbiseduar me qytetarët përmes pyetje-përgjigjeve. Pasi ka folur për gjetjet dhe gjendjen në të cilën ai e ka marrë mandatin e që kanë qenë pengesë për fillimin e qeverisjes, kryetari Hyseni është ndalur të punët e realizuara në këtë gjashtëmujor, ose që do të kryhen brenda këtij viti, në bashkëpunim me qeverinë përkatësisht ministritë përkatëse, me donatorë ose nga buxheti i Komunës. ‘Synimi ynë i parë…

Read More

Prokuroria Speciale, njofton se pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, të hënën ka arrestuar një person i dyshuar për krime lufte në Kosovë. Sipas prokurorisë, i dyshuari është M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës. Ai është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të…

Read More

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka vizituar tre krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të ciëlt po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës. Pas takimit, Arifi përmes një video ka shprehur shqetësimin për padrejtësitë, siç tha ai, që po bëhen me procesin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. I pari i Preshevës ka thënë setheksuar se kjo ushtri është boshti dhe themeli, pa të cilën nuk do të kishte shtet. “Konsiderojmë se do të lirohen sa më shpejt dhe atë të në formë të pafajshëm dhe të kthehen në…

Read More

Policia ka njoftuar se në fshatin Hodanoc, gjatë patrullimit kanë ndaluar një pikap me ngasës të dyshuarin mashkull. Gjatë kontrollit në pikap kanë hasur në disa gajbe-kutia me pemë dhe perime pa dokumente përkatëse që dyshohet të jenë të kontrabanduara. Malli është sekuestruar dhe dërguar në pikën doganore. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Read More

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalë me disa rekomandime  mbrojtëse për qytetarët për shkak të temperaturave të larta. Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellur me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale. KSHPK shton se personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rinë Matoshi-Huruglica dhe anëtarët e tjerë të kabinetit, janë pritur sot në takim nga përfaqësuesit e organizatës BONEVET. Ata kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen dhe ofrimit të programeve që do të ndihmonin në zhvillimin e fëmijëve që tashmë janë e do të bëhen pjesë e klasave të BONEVET. Nga afër kanë vizituar edhe objektin ku do të fillojnë punimet për parkun teknologjik. “U dakorduam për bashkëpunim dhe shkëmbim idejash për të mirën e të rinjëve kamenicas”-tha Kryetari Rahimaj./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, vizitoi ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli i cili ndodhet i paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. “Sapo vizituam vëllezërit tanë këtu që padrejtësisht këtu në Hagë dhe për të theksuar respektin që kemi ne në Luginë të Preshevës për udhëheqësit e UÇK-së”, tha Arifi, pasi doli nga vizita. Ai tha se kjo ushtri është boshti dhe themeli i UÇK-së e pa të cilën nuk do të kishim shtet. “Konsiderojmë se ata do të lirohen shpejt e të pafajshëm dhe do të kthehen në vendlindjen e tyre”, tha Arifi. Ai tha se është i…

Read More

Ushtarët e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) po marrin pjesë në ushtrimin “Cambrian Patrol 2022”. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke shtuar se ky ushtrim është gara më e famshme e Ushtrisë britanike dhe aleatëve të saj. “Komandot tona janë në përgatitje intensive për pjesëmarrje të suksesshme në ushtrimin ‘Cambrian Patrol 2022’. Ushtrimi është gara më e famshme patrulluese e Ushtrisë britanike dhe mbi 100 forca aleate të saj, e cila mbahet në Uells nga 07-16 tetor 2022”, njofton Mehaj në Facebook.

Read More