- Kuvendi i Vitisë miratoi deklaratën për ish-krerët e UÇK-së dhe projekt buxhetin per vitet 2027–2029
- Kamenica prezente në panairin ndërkombëtar “AMI Compounding & Recycling Expo Europe 2026”
- Me vota unanime, Kuvendi i Gjilanit miraton deklaratë kundër atgjykimit të padrejtë në Hagë
- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan takon përmbaruesit privatë të regjionit të Gjilanit
- Gjilani heq taksën komunale për bizneset dhe fal të gjitha borxhet për këtë taksë për periudhën 2000–2026
- Miratohet buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2027, në vlerë mbi 43 milionë euro
- Filluan punimet për zëvendësimin e gypit të asbest-betonit në pjesët e mbetura të qytetit të Vitisë
- Mbahet konsultimi publik për Draft-Rregulloren për Kodin e Etikës së Komunës së Kamenicës
Author: admin
Përktheu: Bajram Karabolli Një ditë, Kajani, biri i mbretit Soroi, u zgjua me mendjen top se duhej të qeveriste. Menjëherë shkoi tek i ati, mbreti, dhe i tha: “Baba, dua të qeveris, tashmë jam mjaft i rritur dhe besoj se ka ardhur koha të më japësh disa provinca për t´i qeverisur unë, kësisoj, të përgatitem që një ditë ta qeveris unë mbretërinë tënde.” I ati, pasi ia nguli sytë mirë, i tha: “Mirë, por në fillim duhet të bësh diçka: shko në pyll dhe dëgjo me kujdes, pasi të kesh dëgjuar çdo gjë, eja të flasim.” Ashtu bëri Kajani,…
Zvicër: Shqiptari bëhet hero, e shpëton një person derisa ishte duke u rrahur nga 20 huliganë
Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është bërë hero në Zvicër. 31-vjeçari, A.A arriti ta shpëtonte një person derisa ishte duke u rrahur nga 20 huliganë. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së 3 shtatorit në Wintherthur. Shqiptari ishte duke e pritur autobusin dhe në momentin kritik kishte ndërhyrë duke i përzënë huliganët. Huliganët përpos që e kishin rrahur viktimën po ashtu ia kishin vënë flakën. Ai ndërhyri duke e mbuluar me xhaketën e tij viktimën dhe kështu kishte arritur ta shuante flakën që e kishte kapluar. 31-vjeçari deklaroi për mediat zvicerane se ishte i shokuar nga ngjarja. “Nuk e prisja…
Jo shumë larg plazheve të gjera të Carnac në rajonin veriperëndimor të Bretanjës në Francë, qëndrojnë rreshtat e pafund të gurëve në këmbë që përbëjnë Alignements de Carnac. Gurët e gjatë, të latuar që ndahen në kolona simetrike, të barabarta janë të lidhur me legjenda e Shën Kornelit. Me sa duket, Shën Korneli (shenjt mbrojtës i bagëtive), i ndjekur nga një legjion ushtarësh romakë dhe duke mos gjetur asnjë mjet tjetër shpëtimi, ishte fshehur në veshin e një kau dhe i kishte kthyer legjionarët në gurë. Është e panevojshme të thuhet, kjo nuk është origjina e vërtetë e Alignments. Përveç shpërfytyrimit të…
Ashtu siç në Shqipëri janë ndërtuar dy BunkArt-e, duke e shfrytëzuar trashëgiminë komuniste të vendstrehimeve të nëndhshme gjatë Luftës së Ftohtë për qëllime turistike, edhe në Bosnjë po ndiqet e njëjta praktike me atë që konsiderohet ndër bunkerët më të mëdhenj bërthamorë në Europë. Fjala është për bunkerin e Titos në Konjiç të Bosnjes, një nga sekretet më të rrepta ushtarake të ish-Jugosllavisë, ndërtimi i të cilit kushtoi 4.6 miliardë dollarë amerikanë. Është një objekt ushtarak i Komandës së Luftës së Ushtrisë (ARK) i koduar “Stamboll”, i quajtur më vonë “Komanda e Luftës Atomike”, dhe i njohur gjerësisht si…
Edhe pse nga buxheti i shtetit të Kosovës ndahen mijëra euro për shkollimin e një nxënësi apo studenti, mijëra të arsimuar ikin çdo vit nga Kosova për të investuar dijen e tyre në një vend të huaj. Radio Evropa e Lirë qëndroi më 13 shtator pranë Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku pa dhjetëra të rinj që kishin përgatitur dokumentacionin për aplikim për vizë pune në shtetin gjerman. Dy prej tyre, njëri 24 dhe tjetri 25 vjeç, thanë se kërkojnë “mundësi më të mira jetese”. Duke mos dashur të identifikohen, ata treguan se kanë përfunduar Shkollën e Mesme Teknike në…
Policia ka arrestuar një qytetar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje, bëhet e ditur sot nga policia. Për të njejtin thuhet se dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim për 48 orë./GJILANI INFO/
Njesiti për hetimin e krimeve ekonomike ka arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në komunën e Vitisë, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, njofton policia. Sipas policisë dyshohet se i njejti duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/
Kryetari Hyseni: Me delegacion nga Jellderimi diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave tona
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadikun si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka pritur një delegacion nga Jellderimi i Turqisë, i prirë nga kryetari i Komunës, Aktay Yilmaz, për të zgjeruar më tutje vëllazërimin dhe bashkëpunimin e hershëm që kanë këto dy komuna. Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni tha se sot presim në shtëpinë tonë një delegacion nga shteti që e ka ndihmuar shumë vendin dhe popullin tonë ndër vite. “Zoti Yilmaz dhe unë diskutuam shkurt por përmbajtësisht për bashkëpunimin që mund të kemi në të ardhmen”, nënvizoi fillimisht kryetari Hyseni.…
Zymberi pjesë e tryezës që për temë kishte: “Riatdhesimin dhe Riintegrimin e Personave të Rikthyer”
Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Gjilanit, Mursel Zymberi, ishte pjesëmarrës i tryezës së mbajtur sot nga GIZ-i Gjerman, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, dhe Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete. Temë diskutimi ishte ‘Riatdhesimi dhe Riintegrimi i Personave të Rikthyer’, shërbimet të cilat ofrohen nga akterët shtetëror, si dhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare për personat e riatdhesuar në Kosovë. QPS- ofron shërbime në asistencë sociale/ ekonomike, dhe shërbime të tjera për të miturit, njofton Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Gjilan. Vlen të theksohet që në komunën…
Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunës së Gjilanit ka bërë me dije se sot ka ekzekutuar të gjitha pagesat për bursat e studentëve përfitues nga komuna e Gjilanit dhe gjatë ditës së nesërme do tu dalin në llogaritë e tyre bankare. “I falenderojmë të gjithë studentët për mirëkuptimin lidhur me vonesën e gjatë, deri tani kur na u krijua mundësia e procesimit të pagesave, pas zhbllokimit të llogarisë bankare të komunës. Suksese të gjithë studentëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale për Buxhet dhe Financa. /GJILANI INFO/

