Author: admin

Çështja e zonave detare, njohja e pensioneve dhe gjuha shqipe në Greqi ishin disa nga çështjet që janë diskutuar në takimin e ministres shqiptare të Jashtme Olta Xhaçka me homologun e saj grek Nikos Dendias. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimin të tyre në Tiranë, ministrja Xhaçka theksoi se të dy vendet kanë interes për zgjidhjen me kompromis të çështjes së zonave detare. “Kemi mirëkuptim dhe për të trajtuar zgjidhje për gjithë gamën e çështjeve të vështira të trashëguara nga historia dhe një nga çështjet ishte ajo e kufizimit të zonave detare që është në interes. Të…

Read More

Arbela Statovci: Kam mësuar të rritem herët. Më duhej të mësoja shpejt, si funksionojnë gjërat. Unë i trajtoj njerëzit ashtu siç do të doja që ata të më trajtonin mua Në një intervistë për Albinfo.ch, ne portretizojmë drejtuesen e përgjegjshme dhe të orientuar drejt qëllimeve, të ekipit në smzh (suisse management zürich). Me zonjën Arbela Statovci, i kthehemi karrierës së saj profesionale që të kuptojmë se çfarë vendi zënë rrënjët e saj shqiptare në përditshmërinë e saj të punës.  Albinfo.ch: E nderuar zonja Statovci, çfarë rruge keni ndjekur për të qenë në gjendje të mbani pozicionin tuaj aktual si…

Read More

Barrikadat në rrugët në veri të Kosovës vazhdojnë për të dytën javë me radhë dhe nuk ka asnjë qartësi se si dhe kur do të mund të hiqen ato. Për njohësit e rrethanave të sigurisë dhe atyre politike, çështja cenon rendin dhe qetësinë publike, por, megjithatë, kërkon zgjidhje politike. Disa qytetarë serbë, të anketuar në veri të Kosovës, thonë se barrikadat duhet të hiqen nga vetë ata që i kanë ngritur, por pasi të arrihet një marrëveshje politike për një gjë të tillë. Grupe të serbëve lokalë i ngritën barrikadat qysh më 10 dhjetor, pas arrestimit të një…

Read More

Policia njofton se një person ka njoftuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet se është falsifikuar. Rasti bëhet e ditur se ka ndodhur në sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë, më 14 dhjetor të këtij viti. “Sheshi ‘Metush Krasniqi’, Kamenicë 14.12.2022 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në raportin policor. Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në takimin e fundit për këtë vit, të kryesuar nga nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, e ka vlerësuar të mirë gjendjen e sigurisë në Gjilan, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët të festojnë kujdesshëm gjatë festave të fundvitit, pa përdorim të mjeteve pirotenike dhe pa të shtëna armësh. Për më tepër, nënkryetarja Morina Bunjaku ka thënë se kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka nxjerrë një urdhëresë që ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, e cila është përcjellë edhe me materiale vetëdijesuse, duke kërkuar nga anëtarët e KKSB-së që edhe ata të ndikojnë…

Read More

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe në të janë përfshirë dy vetura. Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo. Ahmeti tutje ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret…

Read More

Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Caritasin zviceran (CaCH), në kuadër të projektit “Ndikimi i Rinisë në Mjedis”. Drejtoresha e DKA-së, Albana Demiri, ka thënë se për një kulturë ndryshe për rëndësinë e ambientit në komunën tonë janë përzgjedhur gjashtë shkolla tek cilat do të formohen klubet ekologjike për ruajtjen dhe kujdesin e ambientit të jashtëm. Ajo ka informuar se sipas kësaj marrëveshje, CaCH do të sigurojë trajnime cilësore për mësimdhënësit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndryshimeve klimatike përmes master trajnerëve. Njëkohësisht, CaCH do të sigurojë planin e veprimit, trajnimet, këshillimin dhe…

Read More

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka organizuar festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”. Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se kjo festë i bashkon të gjithë, pa dallime, derisa ka uruar që prodhimet vendore të vazhdojnë të blihen nga qytetarët. “Këto festa tradicionale që i kemi si komb, do të ishte me mirë që të ruhen edhe në të ardhmen. Ne jemi mbledhur këtu, pa dallime politike apo të tjera, në festë që bashkon kombin e popullin me qëllim që ta ruajmë traditën dhe ta vazhdojmë atë më tutje. Është shumë e rëndësishme që t’i çmojmë produktet…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Ambasada Amerikane në Prishtinë, në veçanti INL – Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit po ndihmon komunën e Gjilanit, konkretisht Policinë, në procesin e monitorimit me kamera dhe softuerë. Kryetari Hyseni ka thënë se pas aktivizimit të 83 kamerave në qytet, po vazhdojmë me realizimin e projektit të instalimit të kamerave në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, duke shtuar numrin e tyre edhe në lokacione të tjera në mënyre që të krijohet një siguri më e madhe për qytetarët. “Ky projekt është…

Read More