Author: admin

Nga: Jack Kerouac Përktheu (nga frëngjishtja): Urim Nerguti Bëhemi shkrimtarë sepse cilido që nuk është analfabet mund të shkruajë; por lindim gjeni të artit të të shkruarit si Melville, Whitman apo Thoreau. Le ta shqyrtojmë fjalën “gjeni“. Ajo nuk nënkupton të jesh i krisur apo i lajthitur, apo të zotërosh një “talent“ të jashtëzakonshëm. Fjala “gjeni“ vjen nga latinishtja gignere (të pjellësh) dhe një gjeni është thjesht dikush që i jep lindje diçkaje të panjohur më parë. Askush tjetër përveç Melville-it nuk do të kishte mundur të shkruajë Mobi Dik-un, as vetë Whitman apo Shakespeare. Askush tjetër përveç Whitman-it nuk…

Read More

Policia ka njoftuar në raportin 24, se në Novobërdë kishte ndodhur një vetëaksident, ku një veturë ishte rrokullisur. Lidhur me rastin  ka dhënë detaje, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai ka thënë se në veturë ishin dy policë që dyshohet se si pasojë e kushteve atmosferike iu ka humbur drejtimi dhe pastaj ishin rrokullisur. Të njëjtit sipas Hashanit janë jashtë rrezikut për jetë duke pësuar vetëm disa lëndime trupore. “Dyshohet se për shkak të kushteve atmosferike, dy policë që ishin duke vozitur veturën e kishin humbur kontrollin dhe me ç’rast edhe ishin rrokullisur. Për momentin janë…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin dje duke publikuar pamje nga kantieri i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, ndërsa inspektohen nga ministri i Brendshëm Blendi Çuçi. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se janë krijuar 400 vende pune, ndërsa punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë. “Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. NATO e ka përzgjedhur bazën ajrore të Kuçovës si pikë…

Read More

Vildan Gërxhaliu është shpallur arbitër i vitit në ndarjen e drejtësisë në fushën e futbollit suedez, përcjell albinfo.ch. Ai ka ambicie të shkojë më tutje në karrierë, prej arbitri në një nivel më të lartë. I pyetur për vlerësimin e arbitrit të vitit, Vildan Gërxhaliu u shpreh se “ndjehem i gëzuar tej mase kur shoh se kam kaluar një sezon kaq të mirë”. Vildan Gërxhaliu ka nisur punën e arbitrit në vitin 2015. Ai më parë ka qenë futbollist. I pyetur se në cilën ndeshje ka qenë më sfiduese në këtë vit, Vildan Gërxhaliu tha se “vështirë është të…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është duke raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me ministrinë që ai udhëheq dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Mehaj ka thënë se rritja e buxhetit për FSK-në ka ndikuar për rritje të kapaciteteve brenda Ushtrisë së Kosovës. Ministri ka theksuar se gjatë vitit 2022 janë rekrutuar 840 ushtarë të rinj, ndërsa gjatë këtyre muajve në total janë rekrutuar 1 230 ushtarë që është dyfishi i vitit 2020 dhe 2019. “Sa i përket ngritjes së kapaciteteve profesionale ushtarët ndjekin studime në akademitë më prestigjioze në botë si në SHBA,…

Read More

Gazetari i pensionuar, Hasan Bunjaku, ka përkujtuar djalin e tij Artanin, i cili ndërroi jetë para dy vitesh, në moshen 46 vjecare, pas një sulmi të rëndë kardiak. Dedikimi i tij i plotë: Ndërsa akoma ishim disi të tronditur për ikjen në përjetësi të Zonjës së Shtëpisë – vetëm pesë ditë më vonë, pikërisht në ditën e sotme, më 19 dhjetor para dy vitesh, papritmas, pas një sulmi të rëndë kardiak, “gjurmëve të së ëmës”, vajti edhe I Biri, I Madhi, Artani, profesor, programer, moderator, e një njeri, që, në këtë botë të shprishur fare, rrallë i gjendej shoqi,…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhë në Novobërdë, njofton policia e Kosovës. Siç raporton policia personi që ishte duke e drejtuar veturën zyrtare kishte humbur kontrollin dhe pastaj ishte rrokullisur. Sipas policisë përveç dëmeve materiale nga ky aksident kishin mbetur të lënduar edhe vozitësi dhe një pasagjer që ishte në veturë. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin zyrtar humb kontrollin dhe rrokulliset. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, njofton policia.

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim Profesorin Rainer Waldhardt i shoqëruar nga profesori vitias, Arben Mehmeti. Gjatë këtij takimi u fol për bashkëpunim ndërkomunal të Vitisë me Kirchhaini e Hessenit të Gjermanisë. Me këtë rast prof. Waldhardt ka theksuar se Kuvendi Komunal i Kirchhainit me shumicë votash ka votuar pro binjakëzimit me Vitinë. Ai tha se kryetari i Kirchhainit, Olaf Hausmann, ka marrë mbështetjen e plotë të binjakëzimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Vitinë. Ndërkaq kryetari Haliti, e ka falenderuar ate për vizitën, duke e cilësuar atë si mik i Vitisë. Ai gjithashtu falenderoj…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar se shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë po na presin, falë bashkëpunimit me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” Bashkë me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Artan Dërmaku dhe stafin akademik të UKZ, kryetari Hyseni ka zhvilluar një takim të frytshëm me diskutime dhe ide inovative për shumë projekte të reja të fushës së teknologjisë, veçanërisht bashkëpunimit në strategjinë “Smart City”. “Studentët e shkencave kompjuterike prezantuan punimet e tyre praktike të avancuara në kuadër të strategjisë Smart City, me të cilat dëshmuan edhe një herë…

Read More