Author: admin

Misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës. EULEX ka bërë të ditur gjithashtu se ka shtuar praninë e forcave të tyre në teren. “Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren. Pjesëtarët nga Polonia e Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët italian dhe lituanez nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën…

Read More

“Barrikadat në veri të Kosovës duhet të hiqen. Nëse personi që i ka vendosur fizikisht nuk do ta bëjë, atëherë KFOR-i duhet ta bëjë këtë, me mbështetjen politike të presidentit të Serbisë, i cili me këmbëngulje pretendon se nuk e di se kush i ka vendosur”, tha Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare për gazetën “Danas”. Duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministres së Serbisë që, siç tha ajo, organizatat e sektorit civil të flasin për situatën në Kosovë, duke thënë se situata atje është “në prag të konfliktit të armatosur”, Kandiq thotë se Presidenti i Serbisë,…

Read More

Lista Serbe dhe zyrtarë të tjerë serbë kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste në Rudare duke bërë thirrje për pjesëmarrje të serbëve në këtë protestë. Mësohet se qytetarët serbë të Kosovës janë të detyruar që të marrin pjesë në protestë përkundër vullnetit të tyre. Serbët janë kërcënuar dhe shantazhuar për pjesëmarrje në protestë, përmes formave të ndryshme që përdorin institucionet e Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Një qytetar serb në kushte anonimiteti ka deklaruar për “Kosovapress” se “mbrëmë më kanë ardhur në shtëpi dy serbë punonjës të strukturave ilegale të zonës dhe më kanë kërcënuar që nëse nuk shkoj…

Read More

Ka përfunduar regjistrimi i banorëve në Luginë të Preshevës. Me gjithë tentimin e Serbisë për pasivizimin e listave të qytetarëve shqiptarë, rezultatet në fund duken të kënaqshme. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se janë regjistruar rreth 123 mijë shqiptarë në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. “Sot kemi marrë rezultatet preliminare nga enti i statistikave të Serbisë, ku verifikohen shifrat tonë që i kemi arritur rreth regjistrimit të muajit tetor, që jemi rreth 60 mijë shqiptarë në Preshevë dhe 123 mijë shqiptarë në Preshevë, Buajnovc dhe Medvegjë”, ka thënë ai. Arifi tha se sipas informatave që i posedon nuk ka…

Read More

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Aurorë Osmani, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Nagip Rexhepi”, ku përpos prezantimit të raportit 11 mujor të shërbimeve shëndetësore, u njoftuan për së afërmi me punën dhe angazhimin e gjithë stafit shëndetësor. Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se riorganizimi strukturor i Qendrave të Shërbimeve Shëndetësore në komunën e Gjilanit do të sjellë shërbime më cilësore dhe korrekte për të gjithë bashkëqytetarët në nevojë. “Duke i kushtuar kujdes të veçantë shëndetit të pacientëve të cilët marrin shërbime të përditshme në këto qendra,…

Read More

Realizimet e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e posaqërisht të atyre bujqësore, po vazhdojnë edhe më tej në komunën e Vitisë. Në realizim e sipër është një rrugë bujqësore në fshatin Podgorc. Për të parë nga afër punimet që po zhvillohen, kryetari i komunës Sokol Haliti sot ka vizituar këtë rrugë, ku edhe ka takuar banorët e kësaj zone, të cilët e kanë falënderuar atë për përkushtimin që t’iu ofrohen shërbime sa më të mira, gjegjësisht qasje në tokat e tyre bujqësore, përmes kësaj rruge./GJILANI INFO/

Read More

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Sadovinë e Çerkezëve dhe kompleksin memorial të dëshmorit Florin Maliqi Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Sadovinë të Çerkezëve, konkretisht hapësirën e kompleksit memorial të dëshmorit Forin Maliqi në të cilën pritet edhe të vendosët busti i tij. Aty ata janë njohur edhe me punimet të cilët janë zhvilluar. Përndryshe në realizimin e këtij projekti kanë kontribuar shumë donatorë e përkrahje ju është dhënë edhe nga institucionet komunale të Vitisë, ku për këtë është falënderuar edhe nga Administratori i këtij fshati Rexhep Osmani. Kurse busti i këtij dëshmori…

Read More

Një tjetër sukses i madh për Kosovën. Xhudistja e Kombëtares sonë, Distria Krasniqi, ka rrëmbyer medaljen e artë në garën e rëndësishme “Masters” që po mbahet në Jerusalem të Izraelit. Distria në finale mposhti britaniken Chelsie Giles, duke i siguruar një tjetër medalje Kosovës. Xhudistja jonë menaxhoi me mjeshtri finalen, duke e mposhtur britaniken Giles. Një tjetër sukses i madh për shtetin e Kosovës në fund të këtij viti, edhe një medalje artë nga gara e madhe “Masters”. Kujtojmë se Distria eliminoi amerikanen Delgado, pastaj spanjollen Perez, derisa në gjysmëfinale e mposhti Pupp nga Hungaria.

Read More

Në kujtimet e mia qyteza rrëzë bjeshkëve gjithmonë ka pasur një privilegj. Është një botë e vogël që rri sikur fle në një prehër malesh. Aty e kam kaluar kohën më të madhe të jetës dhe çdo detaj që lidhet me atë qytezë më krijon nostalgji, sepse aty ka rini, ka ditë me diell, ka hënë me yje, ka male me gjelbërim, ka fusha me livadhe, ka freski me lule, ka dashuri, ka nder, ka trimëri dhe ka krenari. Këto gjëra për mua kanë shumë domethënie. Por jo gjithmonë qyteza rrëzë bjeshkëve është aq e bukur dhe idilike. Në…

Read More

Komandanti i LMT kapiteni Engin Binkuy, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, i cili u prit nga kryetari Këshillit, Naim Aliu. Kryetari Aliu e falenderoi komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan. Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi musafirët për punën e KBI- së dhe për të arrituarat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. Gjatë diskutimit u vlersua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimsi./GJILANI INFO/

Read More